Noizy nuk shkon në Kosovë/ Reperi lirohet nga qelia. Prishtina kërkoi ekstradimin

schedule14:23 - 16 Gusht, 2024

schedule 14:23 - 16 Gusht, 2024

Gjykata e Durrësit ka liruar reperin Rigels Rajku, i njohur me emrin Noizy. Ai ka paguar garanci pasurore 5 milionë lekë.

Sipas prokurorisë dhe policisë së Kosovës, Noizy bashkë me DJ e tij, në bashkëpunim me disa persona te tjerë, dyshohet se kanë dhunuar brutalisht Medi Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, si dhe mikun e tij, Bekim Hadergjonaj.

Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim nga policia edhe Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si “Stresi”. Dhuna ndaj Medi Isenit ndodhi mëngjesin e 2 gushtit në një klub nate në Pejë.

Noizy, Dj Crax, Stresi dhe disa miq të tyre kishin shkuar për të kënduar. Nga ana tjetër, Medi Iseni dhe Bekim Hadergjonaj kane shkuar tek dhoma ku qëndronte Noizy dhe personat e tjerë dhe në këtë moment ka nisur edhe sherri.

Pas dhunës ka qenë Medi Iseni i cili ka bërë kallëzim penal në policinë e Kosovës ndaj Rigels Rajkut, Arkimed Lushajt dhe Baftjar Bajraktarit. Shkak i konfliktit dyshohen se janë bëtë videot e Medi Isenit në Tik-Tok, ne te cilat ofendohen dy reperat Noizy dhe Stresi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!