Kjo verë do të mbahet mend për bashkëpunimet e shumta që sollën artistët shqiptarë, dhe që rezultuan mjaft të suksesshëm. Por, edhe pse vera ka kaluar artistët po punojnë me të njëjtin intensitet për të sjellë hite të tjera.
Së fundmi, është mësuar se Dhurata Dora dhe Noizy kanë bashkuar forcat për të sjellë një këngë së bashku. Në fakt, dyshja është përfolur prej më shumë se një viti për duetin, por vetëm një ditë më parë ishte Noizy që konfirmoi spekulimet.
Ndërkohë, kujtojmë që vera ishte mjaft e suksesshme për artistët. Dhurata solli 2 këngë, njëra prej të cilave në bashkëpunim me Azet. Ndërsa Noizy publikoi së pari këngën “Adrenalina”, ndjekur më pas me bashkëpunimin me dy reperët e njohur Gzuz dhe Dutchavelli që mban titullin “All dem talk”.
Gjithashtu ai solli publikoi dhe këngën “Digital Love”, si dhe bashkëpunimin me reperin e njohur S4MM që mban titullin “Puerto Rico”, këngë e cila u prit mjaft mirë nga publiku. xh.d/abcnews.al