Nderimet e fundit për Nexhmije Pagarushën, Kurti: La skenën, por jo këngën

schedule11:53 - 9 Shkurt, 2020

schedule 11:53 - 9 Shkurt, 2020

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, kanë filluar homazhet për nder të Nexhmije Pagarushës, ndërsa homazhet po përcillen nën tingujt e këngëve të saj.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurtin ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti, tha se muzika dhe arti kanë humbur ikonën e tyre, kurse kombi ka humbur anëtaren më të dashur e më të çmuar.

“Ajo u bë gruaja e fshatit, larg qytetit ku jetonin njerëzit e artit e të kulturës, në një kohe e një botë ku nuk të ofrohej mundësi. Por ajo bëhej gruaja nga fshati që sfidoj paragjykimet. Në amanetin e saj, Nexhmija kërkoi të varrosej në fshatin Pagarushë, afër babait të saj Veselit, për të treguar dashurinë për të”, tha Kurti.

Ai tha se Nexhmije Pagarusha ishte bilbil i gëzuar por edhe i trishtë, bilbil poshtë një shteti që ishte në diktaturë por mbi supet e një populli si ky. “Nexhmija e la skenën por asnjëherë nuk e la këngën”, shtoi Kurti.

Këngëtarja e madhe, ndërroi jetë të premten në moshën 86-vjeçare. Këngëtarja do të përcillet për në banesën e fundit në fshatin e saj të lindjes në Pagarushë, pasi ky ishte amaneti i saj i fundit. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!