N’Kufi/ Shishtavec Krushevë: Mushka bën më shtrenjtë se X6, mes makinës dhe mushkës, zgjedh mushkën!

schedule18:49 - 1 Qershor, 2025

schedule 18:49 - 1 Qershor, 2025

Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës ranë dakord në nëntor të vitit 2021, për hapjen e një pikë të përbashkët kufitare në vijën Shishtavec-Krushevë, duke mundësuar lëvizjen e lirë të banorëve të zonave të brezit kufitar. Hapja e kësaj pike të përbashkët kufitare bën që të zhvillohen edhe potencialet e zhvillimit turistik të zonës.

Të dyja anët e kufirit janë zona me potenciale të jashtëzakonshme të zhvillimit të turizmit, që mund të frekuentohen nga turistë të të dy vendeve, por edhe nga turistë të huaj që nuk janë të paktë në këtë zone. Pika kufitare e kategorisë B funksionon në kohë të plotë 24 orë. Marrëveshja mes dy qeverive mundëson lëvizjen e lirë të banorëve të zonave të brezit kufitar, 30 km në brendësi të Shqipërisë dhe 30 km në brendësi të Kosovës.

Zona e Shishtavecit ndodhet 33 km në juglindje të qytetit të Kukësit dhe arrihet përmes Grykës së Vanave. Kufizohet me zonën administrative të Topojanit dhe atë të Zapodit, ndërsa në lindje me Kosovën. Në një pejzazh të mrekullueshëm shtrihen fshatrat Shishtavec, Novosej, Kollovoz, Shtrez, Oreshke, Borje dhe Cernaleve. Vetë fshati Shishtavec është brenda zonës së mbrojtur “ Korab- Koritnik”. Shishtaveci ka kullota të bukura alpine dhe monumente të natyrës.

Krusheva, në zonën e Gorës në Dragash të Kosovës, është një zonë e bukur malore e banuar nga goranët. Një nga yjet në flamurin e Kosovës I përfaqëson ata.

Zona e Gorës shquhet për njerëz të butë e punëtorë që kanë ditur të mbijetojnë në bjeshkë me temperatura shumë të ulëta, por me bukuri të jashtëzakonshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!