Maja Ksulje e Priftit është maja malore që gjendet në trekufirin midis Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Është 2092 m i lartë dhe gjendet në jugperëndim të maleve të Sharrit. Shqipëria përfshin jugperëndimin dhe veriperëndimin, Kosova verilindjen dhe juglindjen dhe Maqedonia e Veriut jugun. Ka pamje panoramike nga Fusha e Korabit, maja e Korabit,Gjallicës, apo fshatit Restelice.
Nisemi nga Restelica, pranë Dragashit. Maja Kësula e Priftit, në afërsi të kufirit me Shqipërinë, ndodhet në pjesën jugore të vendit. Qyteti më i afërt më i madh është Dragashi.
Pranë Ksulës së Priftit në Restelicë, takojmë banorët goranë dhe boshnjakë, kuptojnë shqip, por flasin pak. Shkojnë gjatë verës në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut përmes malit. Një prej tyre, Mustafa Qufta, na flet për Shqipërinë, duke thënë se është veçanërisht e bukur. Përtej kufirit, në Topojan, fshatin me traditë e histori, na tregojnë për luftën me Serbinë. Qemal Ismailaj na thotë se këtu u vranë 12 mijë ushtarë serbë nga forcat e shqiptarëve të Lumës.
Por befasitë e bukura të Topojanit nuk mbarojnë këtu. Alida Hasani është antropologe kulturore, por edhe rrokere.
Alida përpunon këngët e vjetra të Topojanit, duke i kthyer në balada shumë të bukura rroku, duke na treguar se Topojani ofron gjithçka, bukuri natyrore, bujari dhe trimëri.