“N’Kufi”/ Nga Vllahën në Planeje, fronti dhe prapavija e UÇK-së

schedule18:31 - 30 Mars, 2025

schedule 18:31 - 30 Mars, 2025

Fshati Vllahën me rreth 30 shtëpi është pjesë e krahinës së Hasit, në kufirin shtetëror, në verilindje të Krumës. Shtrihet në një pllajë të rrafshët, me lartësi mesatare rreth 600 metra mbi nivelin e detit.

Banorët  merren me blegtori e bujqësi.

Vlahën është 40 kilometra larg qytetit të Kukësit dhe 3 kilometra larg kufirit me Kosovën. Banorët ishin pjesë e luftës së UCK-së, me gjithçka kishin, i pritën e u kujdesën për ta ndërkohë që transportonin armët e municionet me kuaj për në kufi deri në pikën ku të tjerë luftëtarë prisnin furnizimet.

Mijëra ushtarë të UCK kaluan për në front nga Vlahen, nga marsi i ‘98 deri në qershor ‘99 dhe banorët janë krenarë për luftën e tyre.

Dalim në anën tjetër të kufirit, ku në të vërtetë nuk ndjehet që ka ndonjë kufi. Fshati Planeje i Hasit të Prizrenit, ka qenë pak dekada më parë zonë e militarizuar, ku gjendej edhe pikëvrojtimi I ushtrisë serbe, por edhe ku ushtarët e UÇK thyenin kufirin e hekurt për të hyrë në Kosovë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!