N’kufi me Linda Karadakun, (04/05/2025)

schedule18:49 - 4 Maj, 2025

schedule 18:49 - 4 Maj, 2025

Këtë herë udhëtojmë nga Krsteci ne Zapod, në fshatrat e bukura te Gores, mes malesh dhe debore. Në Krstec takojmë Mumo Pajazitin dhe bashkëshorten e tij Ilmijen. “Duhet të jesh si komshija edhe ti,” na thotë Mumo, që na shpjegon se ka dy Krstec, I sipërm dhe I poshtëm.

“Nuk kemi dyqan, nuk kemi njerëz, nuk kemi asgjë, vetem unë dhe gjyshja kemi mbetur,” shton. Gjyshja 80 vjeçare pastron fshatin sepse thotë që njerëzit e papërgjegjshëm hedhin mbeturina. Një banore tjetër e moshuar e fshatit, na thotë se nipërit e saj punojnë në në Tirane”. Mban 3 muaj ramazan dhe ka qenë në Haxh.

“Mire jetojme, burri ka pension”, na thotë. Shkojmë drejt Zapodit dhe banori I parë që takojmë është Arben Mataj, që na shpjegon se rruga e re do të bëjë që të kthehen edhe ata që janë larguar nga fshati.

“Turizmi do të vijë, sidomos për sanatorium është mire këtu”, na thotë duke shpjeguar se dikur në vitet 80’të, mendohej të ndërtohej një sanatorium këtu sepse ajri është I pastër, me shumë oksigjen dhe është kurativ. Sudan Alinci në Zapod na konfirmon të njëjtën gjë.

Ai vetë ka qenë I shtruar në sanatorium dhe mjekja I ka rekomanduar të kthehet në Zapod sepse ajri shumë I pastër dhe me shumë oksigjen është shërues. Goranët njihen si ustallarë shumë të zot. Lirim Mataj na shpjegon se çdo gjë ndërtohet me gurë dhe kjo është mjeshtëria e goranëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!