Njohja e shtetit të Palestinës/ Izraeli thërret ambasadorin e Armenisë

schedule14:47 - 21 Qershor, 2024

schedule 14:47 - 21 Qershor, 2024

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se kishte thirrur ambasadorin e Armenisë, pasi vendi njoftoi se do të njihte shtetin e Palestinës. Armenia është shteti i fundit që ka njohur shtetin palestinez, pas fillimit të luftës së Izraelit kundër Hamasit pas sulmit të 7 tetorit.

Njohja e shtetit të Palestinës u parapri nga nisma të ngjashme nga Sllovenia, Irlanda, Spanja dhe Norvegjia në fillim të këtij viti.

Izraeli thuhet se ka propozuar një ulje të marrëdhënieve me shtetet në fjalë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!