Zv. ministrja e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, ka deklaruar në emisionin “Sheshi i Dollarit” se Shqipëria ka finalizuar 20 marrëveshje me shtetet e BE për njohjen e pensioneve.
Nga këto, ajo ka veçuar marrëveshjen me Zvicrën, Gjermaninë apo Luksemburgun, edhe tre marrëveshje të tjera, të cilat janë ratifikuar nga parlamenti i Shqipërisë, me Malin e Zi, Maqedoninë dhe marrëveshja e shumëpritur me shtetin italian.
“Republika e Shqipërisë ka finalizuar rreth 20 marrëveshje në këto momente që ne flasim, që do të thotë 13 prej tyre, janë marrëveshje që janë të zbatueshme, pra marrëveshje që kanë hyrë në fuqi, ku për hir të vërtetës, ka dhe një numër të lartë emigrantësh shqiptarë.
Këtu do veçoja marrëveshjen me Zvicrën, Gjermaninë apo Luksemburgun, ndërkohë tre marrëveshje të tjera, të cilat janë aprovuar, janë ratifikuar nga parlamenti i Shqipërisë, me Malin e Zi, Maqedoninë dhe marrëveshja e shumëpritur me shtetin italian. Ndërkohë, janë dhe dy marrëveshje të tjera, të cilat janë finalizuar gjatë vitit 2024, me Republikën e Polonisë dhe Serbisë të cilat do të kalojnë në të njëjtin proces, përpara se të jenë në fuqi dhe të zbatueshme”, u shpreh Manjani./abcnews.al