TIRANË- Ekspertja e marrëdheniëve ndërkombëtare, Juxhina Sotiri, thotë se njohja e shtetit palestinez nga disa shtete nuk duhet parë si shpërblim për Hamas, ashtu siç e konsideroi presidenti i SHBA, Donald Trump, gjatë fjalës në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.
Ajo theksoi në “War Update” se njohja e shtetit është një e drejtë e popullit palestinez, por zgjidhja finale ajo me dy shtete, pritet të kalojë në disa faza.
“Njohja e Palestinë nuk është shpërblim për Hamas, por është një e drejtë ekzistuese e popullit të Palestinës, që kërkon vetëvendosje në territorin e vet. Njohja që disa shtete kanë bërë në këto ditë të asamblesë së OKB, ka disa faza, për të kaluar në atë zgjidhjen me dy shtete.
Procesi i parë është arritja në armëpushim, kthimi i pengjeve nga të dyja palët dhe pastaj për të garantuar siguri, me anë të një misioni, që mund të jetë mision nën udhëheqjen e Kombeve të bashkuara. Zgjidhja me dy shtete është faza finale e procesit. është një momentum diplomatik në një nivel global.”, theksoi ajo./abcnews.al


