Ish. zëvendës. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka komentuar propozimin e ndërkombëtarëve, i cili nënkupton njohjen de facto të Kosovës nga Serbia.
Në një lidhje me Skype për “News Line”, ai ka deklaruar se kjo njohje është bërë që prej vitit 1999, pasi Serbia ka nënshkruar kapitullimin në marrëveshjen e Kumanovës nga NATO.
Sipas Berishës, nuk ka asnjë risi në rastin konkret sepse në fund të fundit të gjitha proceset që nga shpallja e pavarësisë, njohja nga shtetet, anëtarësimi në disa organizata është bërë jashtë ndikimit të Serbisë.
“Njohja de facto nga Serbia është prej vitit ’99, kur Serbia ka nënshkruar kapitullimin në marrëveshjen e Kumanovës nga NATO. Kosova është administruar së bashku me bashkësinë kombëtare dhe pastaj nga ne kosovarët pa ndikimin e Serbisë dhe është Kurti ai që e ka kthyer Serbinë në masë të madhe në procesin e dialogut, duke i trajtuar temat e brendshme të jashtme. Ndërsa, nga praktika ndërkombëtare nuk njeh njohje de facto, njeh njohje dhe mosnjohje. Njohja de facto është një lloj përceptimi prej ’99 deri në ditët e sotme dhe nuk ka asnjë risi në rastin konkret sepse në fund të fundit të gjitha proceset që nga shpallja e pavarësisë, njohja nga shtetet, anëtarësimi në disa organizata është bërë jashtë ndikimit të Serbisë dhe kjo njohje de facto vazhdon të jetë derisa të bëhet de jure”, tha ai./abcnews.al