Rama njoftoi infektimin e vëllezërve Budina, Kalaja: Dyshime pse ISHP insistoi në testimin e tyre

schedule13:58 - 19 Qershor, 2020

schedule 13:58 - 19 Qershor, 2020

Juristja Adriana Kalaja në një intervistë për “ABC News” ka komentuar e lajmin e komunikuar nga kryeministri Edi Rama për infektimin e vëllezërve Budina me COVID-19.

Ajo tha se nga komunikimet që ka pasur me vëllezërit Edmond Dhe Robert Budina të dy aktorët gëzojnë shëndet të mirë.

“Kam pasur komunikim në mëngjes me Edmond Budinën dhe gjendja shëndetësore është shumë e mirë, po ashtu edhe e Robertit. Është insistuar nga Instituti i Shëndetit Publik për bërjen e tamponit, pasi vëllezërit Budina para disa ditëve kanë qenë në ceremoni mortore. Është insistuar me shumë rezistencë nga ISHP për testimin. Testimi është bërë mbrëmë dhe në orët e para të mëngjesit kanë dalë rezultatet.

Lexo edhe: Rama: Edmond dhe Robert Budina pozitivë për Covid-19

Të dy vëllezërit gëzojnë shëndet të mirë, nuk kanë asnjë simptomë, ju garantoj që ky është një skenar i gatuar në bunkerin e Surrelit. Ato nuk mund të bëjnë dot pis as vëllezërit Budina dhe as kauzën e Teatrit. Kryeministri i trembet kauzës së teatrit. Siguroj që kauza e teatrit nuk ka përfunduar, por Zoti Rama shumë shpejt do të jetë përpara drejtësisë për veprën penale.

Testi i COVID ka dalë me urdhër të kryeministrit Rama. Vëllezërit Budina janë shumë mirë. Nëpërmjet komunikimit që kam pasur me Robert Budinën, janë shkelur rëndë analizat.

Testi i publikimi të emrit bëhet vetëm me miratimin e pacientit. Rama do të përballet edhe me një padi civile në lidhje me dëmtimin e figurës së vëllezërve Budina. Ka krijuar një dëm të jashtëzakonshëm”, tha Kalaja.

Më tej ajo theksoi se aktorët e tjerë nuk janë kontaktuar nga ISHP për të bërë testin.

“Nuk jemi kontaktuar nga ISHP për të bërë testin. Nuk na është kërkuar bërja e testit”, tha Kalaja. Më tej ajo theksoi se do të kërkojë personalisht të bëjë testin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!