Njihuni me universitetet më të mira në botë

schedule12:09 - 20 Janar, 2021

schedule 12:09 - 20 Janar, 2021

Oxford është vlerësuar universiteti më i mirë në botë për të pestin vit radhazi. Por renditjet e fundit tregojnë se  universitetet e Kinës kanë treguar një rritje të arsimit në nivel global.

Universiteti Tsinghua renditet në mesin e  20-të universiteteve më të mira në rang botëror këtë vit. Gjashtë nga 100 universitetet më të mira globale në botë janë nga Kina – dyfishi i numrit të vitit të kaluar.

 

Shtetet e Bashkuara janë në krye të listës – tetë nga 10 universitetet më të mira ndodhen në SHBA, duke filluar me Stanford, Harvard dhe Universitetin e Kalifornisë, Berkeley.

Instituti i Teknologjisë i Kalifornisë dhe Princeton kanë pësuar rënie në pozicionimin e këtij viti.

Tabelat bazohen në treguesit e performancës në pesë fusha: mësimdhënia; hulumtim; citime i referencave; opinioni ndërkombëtar; dhe të ardhurat.

Universiteti i Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar regjistroi renditjen e tij më të ulët që nga viti 2014, duke rënë me tre vende nga 3-ti në 6-të në tabelë.

Rezultati i përgjithshëm i Kembrixhit në renditjen e vitit 2021 ishte 94.0, më poshtë se një vlerësim i përgjithshëm me 94.4 në studimin e vitit 2020 dhe 94.8 një vit më parë.

Ndërsa Universiteti i Kalifornisë, Berkeley,  përmirësoi përformancën e tij duke rritur rezultatin nga 88.3 në 92.2 në një vit. Universitetet kryesore kërkimore në Perëndim janë gjithashtu nën presion nga homologët e tyre kinezë.  Sipas analizës së tabelës, cilësia e hulumtimit të universiteteve kineze ka filluar të barazohet me atë të universiteteve amerikane.

 

Sipas Times Higher Education,  disa universitete të nivelit të mesëm kinez janë renditur në mënyrë të ngjashme me universitetet e të njëjtit nivel në SHBA.

Politika e qeverisë kineze për të krijuar universitete kërkimore të klasit botëror, nismë që filloi në  në 2015, i njohur gjithashtu si programi Double Double Class , ka ndërtuar 42 institucione të nivelit  botëror.

Wei Zhang, një pedagog në Universitetin e Leicester të Mbretërisë së Bashkuar,  tha për Times Higher Education se ndikimi i COVID-19 në universitetet amerikane dhe në grantet e tyre kërkimore, së bashku me fondet e pandërprera në Kinë, “mund t’u japë universiteteve kineze mundësinë për të eliminuar  hendekun  me institucionet amerikane. ”

Renditja e Universiteteve më të mira botërore  të këtij viti përfshin 1,500 institucione nga 93 vende dhe rajone.

Redaktorja Ellie Bothweell ka deklaruar se pavarësisht lajmit të mirë për disa universitete, e ardhmja për sektorin duket e zymtë për shkak të COVID-19 .

Pavarësisht profilit të lartë të disa universiteteve që zhvillojnë vaksina, trajtime dhe ndjekin progresin e pandemisë, sipas një studimi të fundit  deri në 13 universitete të Mbretërisë së Bashkuar mund  të mbyllen.

Bothwell tha gjithashtu se disa universitete amerikane tashmë janë mbyllur  ose janë bashkuar me institucione të tjera dhe deri në 21,000 punonjës të universitetit me kohë të plotë në Australi rrezikojnë të humbasin punën e tyre para fundit të vitit.

Ndërkohë, shumë studentë në të gjithë botën po përdorin platforma digjitale për të studiuar në distancë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!