Ata nuk janë mjekë ushtarakë. Thjesht mjekë dhe infermierë të zakonshëm që dy javë më parë, janë kujdesur për persona me lëndime të pakta, vizita rutinë apo lindje, shkruan skynews
Tani ata janë duke mbledhur trupat e copëtuar nga bombat dhe plumbat. Një makinë e vjetër, që duket si një makinë e epokës sovjetike, i afrohet spitalit më të afërt në kryeqytetin e Ukrainës. Në njërën nga videot shihet një ushtar i plagosur, i cili lëshon armën në tokë nga paniku. Ai është i zbehtë në fytyrë dhe i tronditur.
Dera e përparme e spitalit është e shkatërruar nga plumbat.
“Ata nuk respektojnë asgjë”, tha drejtori i spitalit.
Çdo gjë është e shkatërruar, shtëpitë, ndërtesat dhe spitalet.
/abcnews.al