“The Bloody Foreigners” është padyshim grupi më interesant shqiptar. Grupi është krijuar në diasporë, anëtarët e të cilit jetojnë prej vitesh në Angli. Dy nga anëtarët Fatos Bejta dhe Ard Kelmendi treguan se si u krijua banda e tyre. Gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ata rrëfyen se gjithçka nisi si një hobi për t’u konkretizuar më pas në një grup.
Përpos moshës së njëjtë dhe miqësisë që vazhdon ende, ata thanë se përbashkëta e tyre ishte padyshim dhe muzika. Sakaq, nuk përjashtuan dhe mundësinë për të kënduar në Shqipëri dhe Kosovë. “Kemi ardhur në Angli kemi qenë adoleshentë, një gjë që na bëri bashkë ishte takimi në një shkollë të mirë ku vazhduam gjimnazin.
Gjatë fundjavave takoheshin nëpër shtëpia dhe nisëm duke mësuar kitarën. Filluam dhe me kreativitetin, duke bërë covera dhe duke shkruar këngët tona të para. Shokë të mirë kemi qenë por kemi bërë dhe diçka kreative. E kemi realizuar ëndrrën me qenë me shok dhe me bërë muzikë.”, tha Fatosi. /abcnews.al