Nëse nuk keni dëgjuar për Deus Automobiles, gjërat do të ndryshojnë. Kompania e re sapo ka zbuluar supermakinën e saj elektrike në Nju Jork dhe ka mahnitur botën. Deus Vayanne premton 2200 kuaj fuqi dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 400 km/h.
Mund të arrijë deri në 100 km/orë në më pak se 1,99 sekonda. Këto specifika janë të barabarta me Aspark Owl, e cila u kurorëzua më parë si supermakina më e shpejtë në planet. Kompania ka punuar me ekspertë nga Williams Advanced Engineering dhe Italdesign.
Janë planifikuar të prodhohen vetëm 99 njësi dhe do të dalin në treg në vitin 2025.
/abcnews.al