Njihuni me bahçen bio të të riut nga Tirana në Gjipe

schedule19:41 - 16 Gusht, 2018

schedule 19:41 - 16 Gusht, 2018

Edicioni Veror i kësaj të enjte është ndalur në Gjipe. Aty jemi takuar me Ervinin, të riun nga Tirana, i cili  që prej qershorit jeton në Gjipe. Ai ka lidhur jetën me tokën dhe kujdeset për produktet natyrale të bahçes së krijuar prej tij. Gazetarja e “Edicionit Veror” Fjorda Llukmani ka ndjekur nga afër të gjitha proceset e punës së tij në këtë fermë të vogël.

Gazetarja: Me çfarë po merresh?

Ervini: Po përgatis një supë që të ushqejë bimët, po e përziej që ta oksigjenoj, e cila shërben për të shumuar bakteret të cilat pastaj sulmojnë rrnëjët duke i ushqyer me ushqimine freskët supë për fazën e parë vegjetative. Kam futur edhe fermentime hithra domate, radhiqe, dhe bimë medicinale mente e rozmarinë. e përdor me spërkatje, pasi lind dielli , pasi në këtë mënyrë bima ka mundësi ta thithë.

Gazetarja: Çfarë është kjo bahçja natyrale këtu?

Ervini: Janë dy lloje mënyrash bimësh që është organike industriale që do ëprdorësh shumë energji, sepse do marrësh pleh dhe ke kosto transporti.

Dhe mënyra natyrale ku t’i përdor pemakulturën për të kursyer ujin dhe energjinë, dhe cdo gjë që ke afër bahces studion bimët përreth i fermenton dhe e bën tokën më pjellore. Bimët komunikojnë me njëra tjetrën dhe informojnë për sëmundjet që bien, ëhstë një interbet i vogël nëntokë.

Gazetarja: Ti nuk përdor pesticide?

Ervini: Pesticidet që përdor janë organike, të cilat i fermentoj si speca, limona, vaj hudhre.

Gazetarja: Pse ke zgjedhur Gjipenë për bahçen tënde?

Ervini: Ka varietet insektesh, dhe lloje karkalecash që si kam parë në asnjë vend të Shqipërisë. Gjipe sipas banorëve do të thotë Gjiri i Perëndisë. Kam parë që këtu ka qenë një tokë pjellore.

Gazetarja: Çfarë produktesh?

Ervini: 4- 5 lloj produktesh, që janë mbjellë bashkë me teknikën polikulturë, që duhet të dish se kë bimë të mbjellësh afër me njëra-tjetrën, që shkojnë mirë dhe krijojnë biodiversitet. Kemi specin djegës, kungullin i zi, rukola, fasule angleze, pomodorini të zi dhe domate determinate. Shalqinin nuk e mbejll dot me shumë gjëra afër, por është perfekt për klimën këtu.

Gazetarja: Çfarë janë këto kavanozat që ke rreshtuar?

Ervini: Mënyra natyrale konsiston në izolimin. Kemi baktere që i kemi mbledhur në Dajt dhe janë të fermentuara, janë mbledhur me anë të orizit. Duke integruar këto bakteret e forta, largojnë bakteret e dobëta që janë zhvilluar anës bahçes. Izolimi i esencës së bimës bëhet me anë të sheqerit siç bëhet rakia, me anë të sheqerit organik kaf. Në rast se bima është e dobët dhe nuk po rritet fuqishëm dhe ëhstë e sulmuar nga insketet, kanella largon shumicën e këtyre insketeve e kombinuar me vaj hudhre dhe vaj speci djegëz.

Gazetarja: Ku i kë mësuar këto gjëra?

Ervini: Thjesht kurioziteti dhe dashuria për veten. Truri ynë ka nevojë për ushqime që kanë shumë minerale që të prodhojë elektricitet dhe energji vitale.

Gazetarja: Kur është hera e fundit që ke ngrënë mish?

Ervini: U bënë një vit e 8 muaj. Pasi lashë mishin, eksperimentova dhe dietën vegane, gushtin e 2017 u bëra vegan. Flej më pak, nuk kam pas asnjë sëmundje.

Gazetarja: Si e kalon kohën këtu Ervin?

Ervini: Kjo është një mënyrë si të kalosh kohën. Është vegla ime e parë muzikore me 4 tela besoj se do e mësoj shpejt. Një tjetër mënyrë është stërvitja. Mundohem t’u bëj edhe njerëzve stërvitje. Se kam shume vite mbi kurriz sport. Sportet që praktikoj janë: kliming, kikbox, kanoe, joga, noti. Ka një variacion të pafund dhe po mundohem të gjej sporte të reja për të promovuar turizmin sportiv.

Dhe për ta mbyllur i riu nga Tirana zhvilloi një seancë kikboxi. /abcnews.al