“Njihni gjenocidin e Srebrenicës”, Sali Berisha: Vuçiç është Putin-i i vogël, tha se duhen vrarë 100 myslimanë për 1 serb

schedule10:21 - 12 Maj, 2022

schedule 10:21 - 12 Maj, 2022

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, dje u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja shqyrtoi kërkesën e shtatë deputetëve të  Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Investimet Strategjike” dhe kërkesën e një grupi deputetësh për mocion me debat të finalizuar me Rezolutë në lidhje me “Njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë”. Konferenca e Kryetarëve vendosi rrëzimin e kërkesës “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Investimet Strategjike”. Konferenca e Kryetarëve nuk pati dakortësi për kërkesën për mocion me debat të finalizuar me Rezolutë në lidhje me “Njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë” dhe vendosi t’ia kalojë seancës plenare.

Ndërkohë nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha tha se e përgëzon këtë nismë, ndërsa shtoi është e domosdoshme njohja e gjenocidit.

“Njohja e gjenocidit është një akt i domosdoshëm për kombet. Ata që nuk e njohin kanë ndërgjegje para historike. Njohja është një kusht themelor që të mos përsëritet më. Nuk ka asnjë synim ndëshkimor ndaj serbëve te sotëm. Por pa dyshim udhëheqësit, si Aleksandër Vucic i cili është regjistruar se për cdo serb duhet të vriten 100 myslimanë. Parimi klasik i gjenocidit në urrejtjen fetare. Kemi detyrim madhor për të dënuar këtë gjenocid.” tha Berisha.

Berisha hodhi akuza edhe ndaj Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç duke e quajtur si Putini i vogël.

“Në rast se Ballkani nuk ecën drejt BE, një nga shkaqet madhore është qëndrimi i gabuar i komunitetit ndërkombëtar ndaj Vuçiç. Pasi është një Putin i vogël i gatshëm të përsëris gjenocidin serb në çdo kohë” tha Berisha.” tha Berisha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!