Njihet si pija që të zgjat jetën, këto janë vetitë çudibërëse të kefirit

schedule14:59 - 12 Korrik, 2020

schedule 14:59 - 12 Korrik, 2020

Është konsideruar si një nga ushqimet më të shëndetshme të shekullit, i cili mund të gjendet lehtësisht nëpër supermarkete. Kefiri është i pasur me probiotikë dhe përbërës aktivë të mirë për stomakun. I ngjashëm me kosin, fermentimi i tij arrihet duke kombinuar qumështin me kokrrizat e kefirit dhe duke e lënë në frigorifer për më shumë se 24 orë.

Sipas Agroweb, është vlerësuar nga ekspertët si një nga produktet më të mira të bulmetit, për shkak të vlerave të shumta që ka, i cili ndihmon në luftën kundër tumoreve, baktereve, qelizave kancerogjene e shumë sëmundjeve të tjera, shkruan abcnews.al.

Kefiri përmban shumë kalçium dhe vitamin K2, dy përbërës të rëndësishëm për eshtrat që parandalojnë rrezikun e fakturave me 81 përqind. Ai gjithashtu përmirëson tretjen dhe pakëson ndjeshmërinë ndaj laktozës dhe problemet me tretjen e saj.

Rekomandohet të përdoret kundër sëmundjeve nervore, sklerozës dhe pagjumësisë. Sipas mjekëve, është e rëndësishme konsumimi i një litri kefir në ditë kundër anemisë, por gjysëm litri kundër bronkitit, azmës apo problemeve me zorrën e trashë. Gjendet në lloje të ndryshme dhe mund të kombinohet me mjaltë, arra, barishte, perime, fruta apo çokollatë. /abcnews.al/