SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka marrë në mbrojtje nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i cili së bashku me të tjerë nga kjo parti, ka marrë pjesë në takimin e përfaqësuesve të serbëve nga Kosova në Rashkë. Sipas presidentit serb, Radoiciç, që është në listën e personave të kërkuar nga autoritetet e sigurisë në Kosovë, po persekutohet pasi siç e ka cilësuar se ai po lufton me njerëzit e tij.
“Ata kërkojnë t’i përzënë djemtë tanë më të aftë dhe më të guximshëm, në mënyrë që të mos hasin kurrë në asnjë rezistencë dhe të bëjnë si të duan. Si mendoni, nëse Milani [Radoiçiç] është më i keqi në botë, a meritonte ekspozim në mijëra faqe të para [të medieve] si në vendin tonë ashtu edhe në të gjithë botën. Nuk është kjo arsyeja, por ata i frikësohen se ai po lufton me njerëzit e tij”, tha Vuçiç.
Pas këtij fjalimi të Aleksandër Vuçiç salla u “pushtua” nga duartrokitjet për Radoiçiçin. Radoiçiç dhe Zvonko Veselinoviç së bashku me tregtarin e armëve Sllobodan Teshiç janë në listën e personave ndaj të cilëve Britania e Madhe ka vendosur sanksione. Po ashtu edhe administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e futur në listë Radoiçiçin dhe Veselinoviçin./n.m.abcnews.al