“Njihemi prej vitesh”, Adrola Dushi flet për herë të parë për lidhjen me Capital T

schedule07:21 - 22 Shtator, 2020

schedule 07:21 - 22 Shtator, 2020

Adrola Dushi dhe Capital T kanë qenë së fundmi shumë të komentuar në media pas lajmeve se së bashku janë në një lidhje. Ishte foto e postuar nga reperi, ajo që nisi thashethemet, të cilat dyshja i mohuan.

Mbrëmjen e djeshme, Adrola ishte e ftuar në emisionin “NIN”, ku ka folur për herë të parë rreth lajmeve.

“Me Trimin jemi shumë shokë, shumë miq të mirë. Njihemi prej vitesh dhe e vlerësoj shumë si artist dhe si djalë dhe ndihem shumë mirë që e kam në jetën time”, tha modelja.

Alaudin: Si shok?

Adrola: Si shok sigurisht.

Ndërsa, kur u pyet lidhur me pjesëmarrjen në videoklip, Adrola u shpreh se kanë qenë duke dëgjuar këngët e reja së bashku dhe “C’est la vie” i ka pëlqyer shumë dhe kanë vendosur ta sjellin me videoklip. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!