“Njësoj si në filmat e Hollivudit”, Klitschko: Kievi rrezikohet nga një apokalips

schedule13:44 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 13:44 - 8 Dhjetor, 2022

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, në një intervistë për Reuters ka paralajmëruar se Kievi është i rrezikuar nga një apokalips, nëse vazhdojnë bombardimet ruse kundër infrastrukturës civile.

“Kievi mund të humbasë furnizimin me energji elektrike, ujë dhe ngrohje. Apokalipsi mund të ndodhë, si në filmat e Hollivudit”, tha kryebashkiaku.

Gjithashtu, ish-boksieri ka siguruar se, pavarësisht rrezikut, nuk është e nevojshëm evakuimi i banorëve dhe se të gjithë duhet të jetë të përgatitur në rast se situata përkeqësohet.

Në kryeqytetin e Ukrainës, prej disa javësh kanë nisur ndërprerjet e energjisë elektrike për shkak të sulmeve ruse kundër infrastrukturës energjetike që furnizon qytetin.

“Ne po luftojmë dhe po bëjmë gjithçka për të siguruar që kjo të mos ndodhë”, tha Klitschko.

Përballë “apokalipsit” të mundshëm të paralajmëruar nga Klitschko, kryebashkiaku u ka kërkuar qytetarëve që të përgatisin furnizime emergjente me ushqim dhe ujë, si dhe të jenë gati në rast se do të jetë e nevojshme që të largohen nga qyteti.

veshje dhe dokumente për të evakuuar shpejt qytetin nëse është e nevojshme.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!