Prej disa kohësh, Bes Kallaku është shkëputur nga ekrani dhe nuk është angazhuar në asnjë projekt. Ai ka qenë aktiv në muzikë duke sjellë disa projekte, ku ndër ta ishte dhe kënga hit e Anila Mimanit “Ciao, po të lë”. Së fundmi, i ftuar në “Roped With Olsi” Besi tregoi se pse mungon në televizion teksa tha se ka vendosur që tashmë t’i dedikohet plotësisht familjes dhe të kalojë kohë me Ajkën.
“Kur lindi Ajka ndenja 7 ditë me vajzën dhe pastaj vazhdova me koncerte deri në fund të gushtit. Erdhi shtatori filluan koncerte ne Itali, më pas Be Caffee, pastaj Telebingo, deri ne fund te majit. Pastaj fillova filmin, në shtator shkova në Itali dhe bëra xhirimet, pastaj filloi postproduksioni dhe në 20 ishte premiera.
Në 26 ra tërmet pastaj m’u desh të merresha me Bubqin, që ta sillnim në vëmendje dhe bëra gjithçka që ta sillja në vëmendje për të çuar ndihma. Pastaj filluan koncertet. Në mars ra pandemia u ktheva në shtëpi dhe pashë që vajza ime po bënte 2 vjeçe. Ne kemi një mani shumë të madhe dhe duam t’i kushtojmë shumë vëmendje punës dhe lekut.
Vajza ime po bënte dy vjeçe dhe i thashë vetes njeriu mund të rendë pas gjithçkaje, por nuk mund të blejë kurrë kohën e humbur. Prandaj kam vendosur që për një kohë t’i kushtohem familjes dhe të kënaqem me Ajkën. Dhe sot shtyllat kryesore janë familja dhe besimi në Zot. Ne sot jemi të fiksuar pas rrjeteve sociale dhe të tregojmë një jetë që nuk e kemi”, u shpreh Besi. /abcnews.al