Njeriu që do që të vdesë…

schedule09:20 - 3 Maj, 2018

schedule 09:20 - 3 Maj, 2018

David Goodall është një shkencëtar, i cili në Prill mbushi 104 vjeç.

Këtë të mërkurë, sipas BBC, ai i dha lamtumirën shtëpisë së tij në Austali për të fluturuar rreth botës që t’i japë fund jetës.

Ekologu dhe botanisti i njohur nuk vuan nga ndonjë sëmundje, por dëshiron që të sjellë më përpara vdekjen e tij.

“Më vjen keq që kam arritur në këtë moshë”, tha Goodall në një intervistë për ABC gjatë ditëlindjes së tij muajin e kaluar.

“Nuk jam i lumtur, dua të vdes. Nuk është e trishtueshme. E trishtueshme do ishte nëse dikujt do t’i ndalohej kjo gjë”, tha ai.

Vdekja e asistuar u legalizua vitin e kaluar pas debateve të fuqishme në Australi, por duhet që personi që kërkon diçka të tillë të jetë i sëmurë dhe të ketë më pak se 6 muaj jetë.

Pavarësisht se është shprehur se nuk i pëlqen të lërë Australinë në momentet e fundit, Goodall tha se do të udhëtojë drejt një klinike në Zvicër për t’i dhënë fund jetës, vullnetarisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!