Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Njeriu i lagunës”/ Prej 40 vitesh, peshkatari Zef Ulaj zgjohet me detin

schedule20:35 - 21 Shkurt, 2026

schedule 20:35 - 21 Shkurt, 2026

Në Patok, ku mëngjesi nis më herët, Zef Ulajn e gjen pranë detit. Po i afrohet të shtatëdhjetave, por dita për të nis si gjithmonë: me rrjetat në dorë dhe sytë nga Laguna.

Prej më shumë se katër dekadash ai është pjesë e këtij peizazhi, një nga peshkatarët më të hershëm të zonës së Kurbinit, që e ka kthyer pasionin në mënyrë jetese.

Patoku, që sot njihet si një nga destinacionet më të frekuentuara, Zefi kujton hapësirën e dikurshme, kur zona ishte pothuajse e pashfrytëzuar dhe kur pak njerëz mbijetonin vetëm falë peshkimit.



Sot pamja është krejt tjetër. Investimet dhe rruga e re i dhanë frymëmarrje zhvillimit turistik. Restorantet qëndrojnë hapur gjatë gjithë vitit dhe vizitorët nuk mungojnë as në dimër.

Në kuzhinën e lokalit të tij, që e ndërtoi 35 vite më parë buzë lagunës, përgatiten gatime që mbajnë aromën e detit dhe të traditës. Çdo pjatë nis nga rrjeta.

Menuja ndryshon sipas stinës dhe kërkesës së klientëve, por një element mbetet i pandryshueshëm, buka e misrit. Vizitorët e huaj ndalen gjatë, fotografojnë natyrën, veshin qeleshen tradicionale për një kujtim dhe largohen me premtimin për t’u rikthyer.

Por lokali i Zefit nuk është vetëm vend ku hahet peshk. Brenda tij gjen histori. Muret mbajnë objekte të vjetra, kujtime nga Malësia e nga brezat para tij

Edhe familja e tij e ka trashëguar këtë ndjenjë. Dy djemtë janë artistë dhe punojnë në institucione kulture, duke e vazhduar lidhjen me identitetin dhe artin në një formë tjetër./abcnew.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!