KURBIN- Bib Rica, ose ndryshe njeriu i dy kohërave siç ai e cilëson veten, është një intelektual që ka shkëlqyer në shumë dimensione. Ka nisur karrierën në moshën 18-vjeçare në fshatin e tij të lindjes, në Perlat të Mirditës në fushën e stomatologjisë.
Pas ndryshimit të sistemit, Bib Rica i detyruar nga rrethanat, shkoi ne emigrim.
Sot në moshën 70-vjeçare, ai nuk I ndahet fshatit dhe punëve të bujqësisë. Në bahçen e tij, gjendet një sërë prodhimes bujqësore, për të cilat kujdeset me shumë pasion.
Pasioni i tij nuk kushtëzohet vetëm në stomatologji dhe bujqësi, por edhe në bletari. Në kodrën pranë shtëpisë së tij, Bib Rica ka hapur një sipërfaqe toke dhe e shfrytëzon për pasionet e tij.
Jeta e tij është e lidhur ngushtë me fshatin e lindjes, Perlatin, ndërsa prej vitesh ndodhet me banim në Mamurras të Kurbinit./abcnews.al