“Njëri vret gruan, tjetri e përdoron”, telefonuesi bën thirrje: Të kthehet dënimi me vdekje

schedule09:16 - 20 Prill, 2023

schedule 09:16 - 20 Prill, 2023

Një qytetar i revoltuar ka telefonuar gazetarin Bashkim Hoxhën dhe ka bërë thirrje që të vihet dënimi me vdekje.

Ai ka bërë thirrje që në bazë të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur, duhet patjetër të merret kjo masë. Sipas qytetarit, ligji të mbron kokën dhe shëndetin.

“Nuk e di Bashkim se si do të jetojë ky popull shqiptar, shkon një vret gratë, shkon tjetri merr çupën e përdoron, e mban 7 ditë dhe në fund na i mbajnë në qeli. Ata duhen varur prej gjuhe o Bashkim Hoxha, që të zënë mend, edhe djali im dhe i yti si gjithë populli. Ligji të mbron kokën, të mbron shëndetin. Nuk kemi asgjë, vritet njeriu si zog qirak”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!