Njëri tregoi shokët, si shkoi policia tek Gjergj Cukali për tritolin në Kamzë

schedule13:36 - 26 Shkurt, 2021

schedule 13:36 - 26 Shkurt, 2021

Tre persona kanë përfunduar në burg, si autorë të   vendosjes së lëndës eksplozive në një makinë në Kamzë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ka qenë një nga të arrestuarit ai që ka bashkëpunuar dhe me hetuesit duke nxjerrë në pah detaje në lidhje me këtë ngjarje.

Gazetarja Xhensila Kodra, bën me dije se Enver Jakimi është dhe bashkëpunëtori i arrestuar, i cili është shprehur se ai dhe kushëriri i tij Edmond do të merrnin 30 mijë euro në këmbim të vendosjes së lëndës plasëse në makinën e biznesmenit Gjon Mena.

Ai u ka dhënë hetuesve emrat e porositësve dhe ka deklaruar se deri më tani kanë marrë vetëm 2 mijë euro nga 30 që u ishte premtuar.

LEXO EDHE: Tritoli në makinën e Gjon Menës në Kamëz, zbardhen detaje të reja

Ndër të tjera mësohet se Gjergj Cukali i njohur ndryshe si “i forti i Myslym Shyrit”, nuk ka folur por avokati i tij ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se klienti i tij nuk i njihte dy kushërinjtë.

Ngjarja ka ndodhur në Kamzë dy ditë më parë ndërkohë që dy kushurinjtë dhe Cukali të dyshuarit kryesorë të kësaj ngjarje janë lënë në burg.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!