Eksplozivi në makinën e Gjon Memës, jepet vendimi për Gjergj Cukalin

schedule13:04 - 26 Shkurt, 2021

schedule 13:04 - 26 Shkurt, 2021

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin arrest me burg për Gjergj Cukalin, i cili akuzohet se është porositës i atentatit me eksploziv në Kamëz ndaj biznesmenit Gjon Menës.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për ABC se Cukali, i njohur ndryshe edhe si “i forti” i rrugës “Myslym Shyri” akuzohet për ‘vrasje me paramendim mbetur në tentativë’ dhe ‘shkatërrim prone me eksploziv’.


LEXO EDHE: Tritoli në makinën e Gjon Menës në Kamëz, zbardhen detaje të reja

NDër të tjera ajo bën me dije se dy ditë më parë policia kishte vënë në pranga dhe dy kushërinjtë Edmond dhe Enver Jakimi që akuzohen se kanë vendosur eksplozivin.

Ndër të tjera mësohet se vendimi për kushërinjtë është dhënë më parë por nuk është bërë publik për mediat me qëllimin e vetëm për të arritur tek identiteti i porositësit në lidhje me këtë ngjarje.

Lajmi për arrestimin e kushërinjve është bërë publik vetëm në momentin kur në pranga ka rënë dhe Cukali. /abcnews.al