“Njeri punëtor dhe i ndershëm”, si e njihnin Lefter Zhidrun, flasin banorët e Xarrës në Sarandë

schedule13:38 - 25 Shtator, 2020

schedule 13:38 - 25 Shtator, 2020

Banorët e Xarrës tregojnë se Lefter Zhidru është larguar nga fshati jugor 17 vite më parë.

Gazetarja e ABC News Silvi Sulaj, ka udhëtuar gjatë ditës së sotme në këtë fshat ku bisedoi me banorët të cilët treguan se ai kishte punuar si zetorist, dhe nuk kishte qenë kurrë problematik.

Në fshat kishte 5 vite pa ardhur.

Më herët vizitonte të vëllain dhe të birin me probleme të shëndetit mendor që jeton i vetëm.

LEXO edhe: “Siç vrava ata do iu hedh trutë në erë dhe ju”: Pse 71-vjeçari nuk iu bind thirrjeve për dorëzim

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA ishte divorcuar dy here më parë por askush në fshat nuk thotë se ai mund të ketë qen i dhunshëm.

LEXO edhe: Vrasja në Elbasan dhe ekzekutimet e bujshme të RENEA-s në vite nga Aishta, te Dushi e Kacifas

“Lefterin e kemi njohur si njeri punëtor, zetorist dhe njeri i ndershëm. Këtu ka blerë një tokë se kishte ndërmend të bënte një ofiçinë këtu. Kam kohë që nuk kisha komunikuar me të.

E kam njohur që shpejt, nuk ka qenë problematik, njeri i respektuar me shoqërinë dhe me vëllazërinë, kur ka ikur në emigrim nuk e di çfarë ka ndodhur.

Me gruan e parë, ngeli i ve, la dy djem me të, me gruan e dytë se çfarë ka ndodhur nuk e di. Këto kohët e fundit nuk ka ardhur në fshat.  Këtu ka një djalë që jeton i vetëm por nuk është mirë nga shëndeti”. kanë treguar banorët.

LEXO edhe: VIDEO/ “Si zone lufte”, shenja plumbash kudo, ABC News brenda banesës së 71-vjeçarit në Elbasan

71-vjeçari, u vra nga forcat speciale pas 5 orësh rezistencë duke mos iu bindur thirrjeve të vazhdueshme të policisë për dorëzim.

Pak para se të vritej ai kishte nisur të qëllonte mbi forcat RENEA derisa në fund policia arriti të hapte derën me shpërthim.

N.D./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!