Njëri prej tyre polic i patrullës, ku janë katër rastet e reja në Berat

schedule16:42 - 10 Shtator, 2020

schedule 16:42 - 10 Shtator, 2020

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 156 raste të reja me koronavirus në vend. Prej tyre katër raste janë konfirmuar në Berat gjatë 24 orëve të fundit.

Abcnews.al mëson se një prej të infektuarëve të Beratit ështe një polic patrulle. Ndërkaw tre rastet e tjera janë konfirmuar në fasoneri.

LEXO EDHE: Shënohen 156 raste të reja me koronavirus në vend

Situata nga Covid-19 në vend nuk po gjen përmirësim. Në 24 orët e fundit edhe dy qytetarë të tjerë e humbën betejën me virusin e rrezikshëm.

Sakaq, shqetësuese vijon të jetë situata edhe në spitale. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!