Njeri i Ramës, Berisha zbulon të preferuarën e socialistëve për presidente

schedule12:17 - 22 Prill, 2022

schedule 12:17 - 22 Prill, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha po mban sot në selinë blu një konferencë me gazetarët. Ndër të tjera, Berisha ka komentuar edhe procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, proces që ai e cilësoi si “tipik si të Cosa Nostras.”

Lexo edhe: Berisha zbulon postin që do të marrë Rama pas përfundimit të mandatit si kryeministër

Sipas Berishës, kreu i qeverisë Edi Rama për të zgjedhur Presidentin ka zgjedhur “procedurat më mafioze të emrave të zarfeve sekrete.” Dhe, emri më lakuar sipas ish-liderit ët demokratëve,  është ai i Vali Bizhgës.

“Procesi i presidentit. Javën e kaluar këtu folëm se kongresi i PS, ishte më i ngjashëm me një kongres të Cosa Nostras, procesi i zgjedhjes së presidentit, nga një proces dinjitoz është shndërruar gjatë javës në një proces tipik të Cosa Nostras. Edi Rama, për të zgjedhur presidentin e Republikës ka zgjedhur procedurat më mafioze. Të emrave të zarfeve sekret. Emri më i përfolur? Keni dëgjuar ndonjë emër? Sipas statistikave, dy të tretat e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës. Çfarë pret tjetër. Emri i saj nuk figuron në asnjë zarf. Kësaj i thonë zgjedhje. Prisni kur të vijnë emailet e shoqërisë civilë. Do tua them javës tjetër.”

Madje, sipas Berishës, Rama synon të shkojë vetë në Presidencë pasi të largohet nga drejtimi i qeverisë, por po dërgon atje një person që zëvendësohet lehtë deri sa të mbarojë mandatin e tij. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!