“Njeri i frikshëm,” Zelensky: Putin është i vetëdijshëm se sa fëmijë janë përdhunuar dhe vrarë në Ukrainë

schedule08:53 - 27 Korrik, 2022

schedule 08:53 - 27 Korrik, 2022

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se gjëja më e frikshme për Vladimir Putin është se ai është i vetëdijshëm për ato që ka bërë dhe po bën. Mbrëmjen e djeshme teksa ka qenë i ftuar së bashku me bashkëshorten e tij në TalkTV të Piers Morgan. Zelensky tha se: “Putin e kupton se çfarë po bën dhe sa njerëz vret,” sipas mediave të huaja.

Sipas presidentit, Putini e di se sa njerëz u përdhunuan dhe sa fëmijë u vranë në luftën e tij kundër Ukrainës, por vendi i tij gjithsesi është zotuar të mos dorëzohet.

“Ne do të fitojmë. Ne i treguam të gjithë botës se ai mund të na vrasë, por të pushtojë njerëzit tanë është e pamundur”, tha Zelensky.

Ai gjithashtu tha se është shumë i shqetësuar për largimin e mikut të tij Boris Johnson dhe ka dyshime se mbështetja britanike për përpjekjet e luftës do të zvogëlohet. Por shpreson të bashkëpunojë me kryeministrin e ardhshëm Rishi Sunak ose Liz Truss.

Lexo edhe: Zonja e Parë e Ukrainës: Lufta ka forcuar edhe më shumë martesën time me Zelenskyn

Piers udhëtoi për në Kiev për intervistën e tij me Zelensky dhe gruan Olena.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij Olena shton: “Nuk është e mundur të kuptohet se si një ide e shtrembër mund ta hedhë njerëzimin në epokat e mesjetës. Fjalët normale nuk ekzistojnë për ta përshkruar këtë”.

Më tej ajo tha se pushtimi i Ukrainës e ka afruar më shumë me bashkëshortin Zelensky, duke shtuar: “Martesa forcohet me sfida”. “Ne jemi bërë më të lidhur me njëri-tjetrin.”

/abcnews.al