Policia e Tiranës ka sekuestruar 3.7 milion euro prona dy vëllezërve Edmond dhe Shkëlzen Hoxha. Dy vëllezërit rezultojnë me rekorde kriminale në Belgjikë. Madje njëri prej tyre, Shkëlzen Hoxha akuzohet se ka kryer një vrasje në Gent të Belgjikës disa vite më parë.
Të dy vëllezërit dhe 4 të tjerë janë arrestuar nga Policia Gjyqësore Federale në Gent, Belgjikë, si pjesëtarë të një grupi kriminae. Ata akuzohen për veprat penale “Trafikimi i grave për prostitucion” dhe “Substancat narkotike”.
Ndërkohë, Edmond Hoxha rezulton se nga viti 2002 deri në vitin 2009, ka qenë i burgosur në Belgjikë, për veprën penale “Trafikim dhe shfrytëzim i prostitucionit”.
Sakaq, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka vënë nën sekuestro asete dhe llogari bankare në shumën 3.700.000 euro, konkretisht:
LEXO EDHE: Policia i sekuestron 3.7 milion euro prona dy vëllezërve problematikë në Tiranë: Bëmat e tyre
4 apartamente në Tiranë, 2 apartamente në Sarandë, 1 ambient biznesi trekatësh në Laprakë;
1 njësi tregtare, 1 palestër, 7 garazhe dhe dy aktivitete biznesi në Tiranë;
4 automjete BMË X5 dhe llogari bankare në euro, dollar dhe lekë dhe gjendjen aktuale në këto llogari në tri banka të nivelit të dytë. /abcnews.al