“Njeri është më vjen keq, por nuk e njihja” flet Tina Pajollari pas vrasjes së Martinit: Mbledh lule. E ëma: Jetojmë në kushte të rënda

schedule11:39 - 28 Qershor, 2022

schedule 11:39 - 28 Qershor, 2022

Ka folur Tina Pajollari, vajza e cila u konsideruar si “molla e sherrit” që çoi në vrasjen e Martin Çeços në Maliq. Ajo ka rrëfyer se nuk e njihte Martinin, duke mohuar zërat që ata të dy ishin në një lidhje.

Ndërkohë për një nga autorët Valter Molljan, Tina ka rrëfyer se e njihte pasi e kishte në fshat, por nuk kishte lidhje dashurie më të.  Tina dhe familja e saj tregojnë se jetojnë në kushte tepër të rënda ekonomike. Ata mbledhin lule për të mbijetuar. Ndërsa rrëfejnë mes të tjerash se jeta e tyre lidhet vetëm me fshatin.

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 3 autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços mesditën e 12 Qershorit në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Përpara togave të zeza, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj janë shfaqur kokëulur teksa kanë mohuar përfshirjen në krim. Avokati i Bleti Angjos pranoi se ishte klienti tij që ka çuar policinë tek identifikimi i autorëve. Ndërsa shtoi se vajza që u bë shkak i vrasjes ishte në një lidhje me një nga autorët, Valter Mollajn. Akuzat për Angjon i kanë mohuar edhe familjarët e tij. 26-vjeçari Martin Çeço dyshohet se pasi u mbyt me litar nga 3 autorët e dyshuar u hodh në rezervuar për të fshehur trupin. Për të krijuar dyshimet se bëhej fjalë për një vetëvrasje autorët lanë jashtë rezervuarit dhe shapkat e viktimës.

Pjesë nga Intervista e emisionit Uniko:

Çfarë të lidh me Martin Çeçon?

Nuk di gjë fare. Nuk kam folur në telefon. Asnjëherë nuk di gjë.

Nga e ke njohur Martinin?

Nuk di gjë fare se kush është. Nuk e njoh. Unë nuk kam lidhje fare me Goskovën, nuk e di fare unë. Motra ishte e martuar në Goskovë dhe iku në Greqi. Kur nuk kishte makinë një natë kam ndenjur në Goskovë.

Me Martinin ke folur në telefon?

Jo nuk kam folur.

Çfarë të shkruante Martini?

Nuk e di e ka telefonin policia.

Po pse ke 5 adrese?

Po i kam hapur. I kam pasur. Thjeshtë i hapja. Nuk kam qenë e lidhur.

Me Valterin çfarë marrëdhënie ke pasur?

Hiç, e ndihmonim na ndihmonte. Nuk kam pas marrëdhënie me të.

Po Martini dhe babi i tij që thotë kam folur me Tina Pajollarin?

Ku ta di unë çfarë thotë babai i tij.

Të vjen keq që ka vdekur një njeri? Si e shikon këtë ngjarje?

Po më vjen, pse t’mos më vijë. Po njeri është edhe ai.