Dy persona janë arrestuar këtë të enjte për dhunë në familje në Vlorë dhe Sarandë.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë një 45-vjeçari, i cili dyshohet se ka kërcënuar me thikë babain e tij. Po ashtu në pranga ka rënë dhe një tjetër 45-vjeçar në Sarandë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
“Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin 45 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me një mjet prerës (thikë) babain e tij, në banesën e tyre, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.
Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al