Njerëzit që mbajnë mace në shtëpi, kanë inteligjencë më të lartë emocionale

schedule10:57 - 14 Prill, 2022

schedule 10:57 - 14 Prill, 2022

Nëse po mendoni që të merrni një mace në shtëpi, atëherë ky artikull është për ju. Përveç dashurisë që ofrojnë, mbajtja e një maceje në shtëpi ofron një sërë përfitimesh shëndetësore. Ornela Mebelli ndau disa nga këto përfitime në rubrikën Veterinari në “Abc-ja e mëngjesit”.

Nga studimet është vënë re që një mace në shtëpi na ndihmon për të qenë njerëz më të mirë dhe për të qenë më social me të tjerët. Na ndihmojnë që të rrisim vetëbesimin, na ndihmon me ankthin. Është vënë re se personat që rriten me një mace në shtëpi e kanë presionin e gjaku më të ulët.

Nëpërmjet përkëdheljes së maceve, dhe me zhurmën karakteristike që bëjnë, ofrojnë një tingull qetësie duke na bërë më të qetë dhe më komfort ndaj situatave. Gjithashtu macet ndihmojnë shumë fëmijët që vuajnë nga autizmi. Një pikë tjetër është se macet na ndihmojnë me alergjitë.

Një studim ka treguar se personat që kanë një mace në shtëpi, janë më pak të predispozuar për t’u prekur nga alergjitë. Gjithashtu një tjetër studim ka treguar se personat që preferojnë një mace në krahasim me qenushët, kanë një inteligjencë emocionale më të lartë.”, u shpreh ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!