Sado sfiduese, që ka qenë pandemia për studentët në të gjithë vendin dhe botën, ata kanë treguar një forcë befasuese për të vazhduar përpara. Në vend që t’i nënshtrohen frikës, ata e kanë përballuar çdo gjë me forcë duke reflektuar nga ato çfarë kanë kaluar më përpara dhe duke i zbatuar ato mësime në normalitetin e tyre të ri. Por nga vjen ajo forcë?
CNN përcjell disa komente të studenteve si si ata e përballuan pandeminë.
Niles Francis

Covid-19 ka goditur gjeneratën time me shpejtësi të marramendëse. Dhe ndërsa ne mungojmë në maturë, udhëtime, diplomime i kujtoj vetes gjithmonë që jam përballur me rrethana shumë më të këqija se kjo dhe kam dalë mbanë.
Kur isha 9 vjeç, babai im vdiq nga një tumor duke e detyruar nënën time të ishte nënë dhe baba për mua. Ajo tha që të qenit një nënë beqare nuk ishte një detyrë e lehtë, por ajo ia doli të më siguronte mua dhe motrës time një jetë të mirë dhe të sigurt.
Para 10 vitesh, në vjeshtën e vitit 2018, familja ime humbi gjithçka që kishin nga një zjarr që ra në shtepinë tonë. Për fat të mirë, ne nuk ishim në shtëpi kur filloi zjarri, kështu që pavarësisht se humbëm gjërat tona materiale, ne kishim njëri-tjetrin. Por ne gjithashtu kishim një armë të fshehtë – njërëz të tjerë që na ndihmuan, na mbështetën dhe qëndruan pranë nesh në ato momente të vështira.
Nga telefonatat deri tek mbështetja financiare, pothuajse të gjithë të afërmit tanë na ndihmuan dhe u siguruan që ne të kishim atë që na duhej. Edhe disa nga mësuesit e mi u u ofruan për të më ndihmuar duke na furnizuar me rroba, ushqime dhe pajisje shkollore për motrën time më të vogël dhe mua. Disa javë më vonë, ne kishim një shtëpi të re.
Vetëm një muaj pas zjarrit, nëna ime papritmas ndërroi jetë nga diabeti. Ishte shkatërruese humbja e nënës për mua.
Por vendosa të kthehem menjëherë në shkollë. Disa mësues më inkurajuan të merja disa ditë pushimi, por unë e dija që nëna ime do të donte që unë të vazhdoja shkollën. Sigurisht, ishte një luftë, por edhe një herë miqtë e mi, familja dhe mësuesit më erdhën në ndihmë dhe u siguruan që unë të mbaroja shkollën e mesme.
Unë jam me fat sepse kam njerëz afër vetes që më duan dhe kanë investuar në suksesin tim, Tragjedia personale nuk mundi të më ndalonte as Covid nuk do ta arrijë.
Airreona Godfrey

Imagjinoni të jetoni në një familje që përbëhet nga 10 persona dhe njëri prej tyre të infektohet me koronavirus. Brenda shumë pak ditësh, pothuajse e gjithë familja ime u infektua. Është e frikshme vetëm ta mendosh por në rastin tim u bë realitet.
Unë mezi prisja të festoja se bashku më të gjithë maturantët, mezi prisja diplomimin por Covid-19 ndëpreu endërrat e mia.
Në mes të marsit, njerku im u infektua nga virusi. Ai kishte ethe, të dridhura, dhimbje të trupit për disa javë. Ndërkohë, vëllai im më i madh rezultoi pozitiv dhe pas tij u infektuan edhe dy vëllezërit e mi të tjerë. Disa ditë më vonë, vëllezërit e mi të vegjël dhe unë filluam të përjetonim simptoma të ngjashme me gripin, derisa kuptuam që të gjithë ishim infektuar.
Ndërsa vëllezërit e motrat e mia më të vegjël se unë kishin simptoma më të buta, ne mundoheshim të kujdeseshim për prindërit dhe vëllezërit më të mëdhenj. Sidoqoftë, vazhdoja ti përsërisja vetes se mund të ishte më keq: njëri prej tyre mund të vdiste por fatmirësisht ata ia dolën.
As nuk kisha pse shqetësohesha për paratë pasi unë kisha punuar dhe kisha fituar para më tepër për punën shtesë që bëja.
Julia Mead

Unë nuk kam frikë nëse sëmurem. Në moshën 3 vjeçare, u diagnostikova me tumor dhe pas 14 viteve kam arritur të shërohem nga tumori. Në moshën 13 vjeçare, unë u diagnostikova me epilepsi dhe vazhdoj sot e kësaj ditë të marr ilaçe.
Kështu që, kur filloi pandemia Covid-19, unë nuk u frikësova. E dini pse? Sepse kam kaluar dhe kam mbijetuar shumë më shumë se kaq dhe madje më keq, dhe jam e sigurt se edhe populli amerikan mund t’ia dali. Pyetja, është se si.
Ndërsa nuk mund të jap një përgjigje për të gjithë, mund të them që muzika ka qenë një shpëtim për mua. Unë kam luajtur në kitare për katër vite dhe tani po përpiqem të zgjeroj repertorin tim.
Unë jam gjithashtu me fat që përveç muzikës, kam mundësi të qëndroj në fshat me miqtë dhe familjen time.
Kohët e fundit, ata realizuan një paradë në lagjen time, duke më uruar për diplomimin që unë nuk mund të merrja dot pjesë dhe duke më kujtuar se unë nuk jam harruar.
Pavarësisht se nuk mund të përjetoja kënaqësinë e gjimnazit, fshati është ajo çfarë do të mbaj mend gjithmonë edhe në kohët më të vështira./abcnews.al



