Koronavirusi shkatërron besimin e qytetarëve tek liderët e tyre

schedule12:36 - 10 Qershor, 2020

schedule 12:36 - 10 Qershor, 2020

Në të gjithë kontinentin, shumica e europianëve tani u besojnë udhëheqësve të tyre në mënyrën  si ata kanë trajtuar  pandeminë e koronavirusit, pak para se të fillonte kriza por askund besimi i publikut nuk ka rënë kaq shumë dhe aq shpejt sa në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan The Guardian.

Edhe liderët që shihen se e kanë menaxhuar Covid-19 më me sukses, siç është kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen, kanë pësuar një rënie të lehtë të besimit në mënyrën si kanë menaxhuar krizën.

Të tjerë, siç është presidenti francez Emmanuel Macron, kanë parë humbje të besimit dhe vlerësimit  më të mëdha dhe potencialisht shqetësuese, por që tashmë janë rikuperuar. Krahasuar me Britaninë, asnjë qeveri tjetër europiane sipas gjurmuesit të Covid-19 ndaj menaxhimit të situatës  nga qeveritë nuk ka parë rënie kaq të madhe të  besimit publik me 30 pikë, raporton abcnews.al

Ndërsa pjesa më e madhe e Europës kontinentale duroi bllokime të rrepta nga mesi i marsit e tutje, sondazhi i YouGov – i cili monitoron përqindjen e njerëzve që mendojnë se qeveria e tyre po merret me krizën “shumë” ose “disi” mirë – treguan nivele paralele të besimit së popullit.

Në Danimarkë, shifra arriti në mesin e prillit në 88%. Në Gjermani ishte 72%, në Britani 72% dhe në Francë – ku votuesit vazhdimisht janë më kritik ndaj qeverive të tyre sesa pjesa tjetër e kontinentit arriti në  54%. Që atëherë, kur qeveritë filluan procesin e ndërlikuar të lehtësimit të kufizimeve gradualisht, votuesit janë bërë më skeptikë, raporton abcnews.al

Gjermania, e cila së bashku me një izolim relativisht të qetë dhe të kontrolluar gjashtë javor krijoi një sistem gjurmimi që ishte shumë efektiv në ndalimin e shpërthimit të virusit,  regjistroi 185,000 raste dhe më pak se 9,000 viktima.

Pas mënyrës se si Merkel arriti të menaxhojë situatën e koronavirusit, mundësia për të fituar  mandatin e saj të katërt dhe të fundit, është rritur në gati 80% dhe partia e saj CDU gjithashtu  e ka fituar besimin në sondazhet, nga 28% në fillimin e krizës në 39%.

Frederiksen ka fituar të njëjtin sukses në Danimarkë . Kryeministrja veproi shpejt, duke mbyllur kufijtë e vendit skandinav  më 13 mars dhe duke mbyllur të gjitha kopshtet, shkollat ​​dhe universitetet dhe gjithashtu duke ndaluar mbledhjet e më shumë se 10 personave.

Një nga vendet e para të BE që filloi të lehtësojë bllokimin e tij, numri i të vdekurve për një milion në Danimarkë është pak më i ulët se ai i Gjermanisë, në pak më shumë se 100. Besimi i popullit për qeverinë e Frederiksen ka rënë vetëm tre pikë dhe mbetet në 85%, ndërsa mbështetja për Demokratët është  rritur nga 27% në 35% – më e larta që nga viti 2006, raporton abcnews.al

Në Francë , një nga vendet më të goditura në Europë me një numër vdekjesh prej 433  për një milion banorë , Macron dhe qeveria e tij  kanë qenë objektivi i kritikës  mbi një mungesë të hershme të përdorimit të  maskave të fytyrës dhe një vonesë të gjatë në fillimin e testimit në masë.

Por pasi besimi i popullit në përgjigjen e qeverisë ra në 36% në gjysmën e dytë të marsit, ajo është rritur në 42%.

Macron mbetet i paprekshëm  ndaj një sfide të fortë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022. Sipas mediave franceze,  ai nuk shqetësohet dhe  aq shumë nga ekstremi i djathtë Marine Le Pen por nga një i huaj populist siç është komediani Jean-Marie Bigard ose prezantuesi i TV Cyril Hanouna.

Në Itali, vendi kontinental europian me numrin më të madh të vdekjeve në total prej 557  në  një milion banorë , besimi i popullit për mënyrën si qeveria ka menaxhuar krizën e koroanvirusit ka zbritur me 12 pikë nga kulmi i saj në mes të marsit, por mbetet  ende në 66%.

 

Spanja , e cila ka raportuar numrin e tretë më të lartë të vdekjeve të Europës kontinentale dhe një raport prej 580viktimash në një milion banorë, vlerësimi për mënyrën se si qeveria e udhëhequr nga socialistët i është përgjigjur koronavirusit është rritur që nga mesi i marsit, nga 42% në 46%.

Mbështetja e votuesve për partinë Socialiste të kryeministrit Pedro Sánchez mbetet e qëndrueshme në sondazhet me 27% – megjithëse opozita konservatore Partia Popullore, e cila ka kritikuar  qeverinë e koalicionit ka përfituar për të krijuar terren.

Në Britani ku numri i viktimave ka kaluar mbi 50.000,vlerësimi për  Johnson ka rënë  nga 72% në mes të marsit në 41% këtë javë.

Mbështetja për partinë Konservatore, e cila ishte rritur vazhdimisht që nga vera e kaluar dhe arriti në 52% në fund të marsit, gjithashtu ka rënë në 44%./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!