“Njërëzit në Shqipëri janë trembur më shumë seç duhet”, gazetari Edison Myrteza: Mjafto kujdesi i shtuar situata do të kalojë

schedule08:24 - 16 Mars, 2020

schedule 08:24 - 16 Mars, 2020

Gazetari shqiptar në Pekin Edison Myrteza në një lidhje direkte me ABC e Mëngjesit është shprehur se ka qëndruar dy muaj e gjysëm në karantinë dhe bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos e marrin si një situatë të frikshme pasi çdo gjë është e kalueshme.

Ndër të tjera Myrteza ka theksuar se më e rëndësishme për të mposhtur një situatë të tillë është që të jemi të binduar të qëndrojmë brenda në shtëpi për një periudhë 2 javore dhe kur të dalin të kujdesen që të jenë me maska, me doreza dhe dizinfektantë.

Njërëzit në Shqipëri janë trembur më shumë seç duhet, ndërkohë që ne jemi me koronavirusit dhe ju jeni më të trembur. Ishte koha kur italia ishte prekur dhe Shqipëria ishte në hapat e parë  dhe njerëzit ishin shumë të friksuar. Nuk është ndonjë gjë e veçantë të rrish dy javë në karantinë, patjetër që duhet pasur kujdes me maska, me doreza dhe me dizinfektantë”, është shprehur ai.

Pjesë nga biseda:

Mund të themi tashmë se kina e fitoi këtë betejë?

Akoma nuk është bërë akoma zyrtare se koronavirusi është kaluar por fatmirësisht jemi në një ulje shumë të mirë vetëm 14 të infektuar dhe 12 viktima. Ndryshe nga Italia që po humbet qindra viktima dhe Shqipëria që është në ethet e koronavirusit

Gjatë kohës së karantinës ka pasur urbanë dhe lëvizje?

Vetëm metroja ka qenë në lëvizje të përhershme dhe biçikletat. Ajo ka punuar normalisht dhe vetëm në orarin që është bërë dizifektimi kan qenë të ndaluar. Nuk ka pas aeroporte fluturimet kanë qenë shumë të pakta, autobusët dhe taksitë kanë qenë të ndaluara. Makina personale, biçikletat dhe metroja kanë qenë mjetete më të përdorshme në Pekin dhe në Kinë.

Qytetarët kinezë janë përgjigjur në mënyrë shembullore qeverisë dhe janë izoluar?

Mund të them se ishte një vendim që ato e morën pasi e dinin se nuk kishin mënyrë tjetër për të luftuar koronavirusin. Qeveria dhe institucionet e shëndetsisë mendoj se kanë marrë masa ekstreme por fatmirësisht ishte dhe një mënyrë e mirë që çoi në arritjen e këtij suksesi. Personat që kanë qenë të infektar janë futur me dhunë nga policia dhe ka pasur raste që ka pasur dhe ndryshim bravash nga ana e policisë për ti pasur nën kontrill. Ka pasur shumë raste që qeveria dhe institucionet e shëndetsisë ju kanë dërguar ushqim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!