Njerëzit në panik zbrazin supermarketet, ky është produkti që mungon më së shumti

schedule21:03 - 3 Mars, 2020

schedule 21:03 - 3 Mars, 2020

Vende të ndryshme në gjithë botën kanë probleme me mungesën e letrave higjienike pas panikut të përhapur bashkë me koronavirusin.

Pas raportimeve të shumta për shtimet e rasteve, njerëzit në zonat më të prekura kanë nxituar që të furnizohen në markete nëse do të kete raste izolimi.

Mes artikujve që janë ‘zhdukur’ në masë bëjnë pjesë edhe letrat higjienike. Blerësit kanë nisur që të furnizohen me produktet kryesore nga marketet edhe pse autoritetet e vendeve përkatëse i kanë lajmëruar që nuk është nevoja për diçka të tillë.

Foto të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë raftet e zbrazura në markete sidomos në vende si SHBA-të, Japonia, Gjermania, Australia dhe Britania e Madhe.

Sharon Reilly nga Massachusetts në SHBA u shpreh se në markete ka mungesë të theksuar të letrave higjienike ndërsa shtoi se edhe zbardhuesit po harxhoheshin.

Ajo tha për mediat se ishte shumë e mërzitur që njerëzit janë frikësuar kaq shumë. Në rrjet janë publikuar edhe foto të supermarketeve të zbrazura në Berlin. /abcnews.al/