Organizëm më rezistent kanë njerëzit me grupin e gjakut 0. Kanë më pak shanse të vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, si goditje në tru dhe infarkt. Po ashtu, në mesin e tyre ka më pak të sëmurë nga çmenduri dhe Alzheimer, si dhe janë rezistent ndaj kancerit të pankreasit dhe stomakut.
Pse grupi i gjakut 0 është më i shëndetshmi?
Sepse gjaku i këtij grupi përmban më pak molekula që mund të shkaktojnë mpiksjen e gjakut, dhe sulmet në zemër dhe goditjet në tru shpesh shkaktohen nga mpiksja e gjakut. Përveç kësaj, ajo që është e mirë për zemrën është e mirë për trurin dhe shumë faktorë rreziku për sëmundjet kardiovaskulare janë gjithashtu faktorë rreziku për sëmundjet mendore./abcnews.al