“Njerëzit e lumtur nuk urrejnë”, e dashura e Brad Pitt mesazh për Angelina Jolie

schedule08:45 - 17 Shtator, 2020

schedule 08:45 - 17 Shtator, 2020

Përpos dramës me divorcin, Brad Pitt është vënë në qendër të vëmendjes dhe për romancën e re që ka nisur me modelen Nicole Poturalski, një lidhje që ndonëse u zbulua së fundmi, thuhet se vazhdon prej 9 muajsh.

Së fundmi, modelja gjermane postoi një fotografi në rrjete sociale, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mbishkrimi krahas postimit: “Njerëzit e lumtur nuk urrejnë”. Ky koment është parë si një mesazh për ish-partneren e Pitt, Angelina Jolie, për të cilën është raportuar së fundmi se nuk e ka pritur mirë lidhjen e re të tij.

Nicole postoi një postim mjaft të fshehtë në mediat e saj sociale

Në fakt, ky reagim i saj vjen gjithashtu pas raportimeve se ish-çifti i famshëm hollivudian e kanë ndërprerë terapinë familjare. Një burim tha për US Weekly tha se “tensionet janë përshkallëzuar midis Brad dhe Angelina, dhe terapia familjare që nuk po ndodhte më”. xh.d/abcnews.al