“Njerëzimi nuk mund t’i mbijetojë një vazhdimi të Oppenheimer”, SHBA dhe Japonia kërkojnë ndalimin e armëve bërthamore në hapësirë

schedule09:03 - 19 Mars, 2024

schedule 09:03 - 19 Mars, 2024

SHBA dhe Japonia u kanë bërë thirrje të gjitha kombeve të mos vendosin ose zhvillojnë armë bërthamore në hapësirë, sipas një njoftimi të ambasadores amerikane.

Linda Thomas-Greenfield tha në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se “çdo vendosje e armëve bërthamore në orbitë rreth Tokës do të ishte e paprecedentë, e rrezikshme dhe e papranueshme”.

Njoftimi vjen pas konfirmimit nga Shtëpia e Bardhë muajin e kaluar Vladimir Putin kërkon të prodhojë një sërë anijesh kozmike.

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi më vonë se Moska nuk ka ndërmend të vendosë armë bërthamore në hapësirë, duke pretenduar se vendi ka zhvilluar vetëm aftësi hapësinore të ngjashme me ato të SHBA-së.

Traktati i Hapësirës së Jashtme i ratifikuar nga rreth 114 vende, duke përfshirë SHBA-në dhe Rusinë, ndalon vendosjen e “armëve bërthamore ose çdo lloj arme tjetër të shkatërrimit në masë” në orbitë ose vendosjen e “armëve në hapësirën e jashtme në çdo mënyrë tjetër”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!