Njerëz të Kurtit, propagandë kundër turizmit shqiptar? Maliqi: Fushatë këto dy vitet e fundit. Shqiptarët e Kosovës vijnë në Shqipëri

schedule23:48 - 18 Korrik, 2024

schedule 23:48 - 18 Korrik, 2024

Analistja Afërdita Maliqi thotë se njerëz në Kosovë bëjnë fushatë kundër turizmit shqiptar.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Maliqi u shpreh se kjo fushatë ka ndodhur dy vitet e fundit, kur raportet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me kryeministrin Edi Rama, nuk janë të mira.

Sipas saj, shqiptarët e Kosovës vazhdojnë të vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet.

“Janë qytetarë të rëndomtë, kanë profile që i njohim. Kjo fushatë ka ardhur dy vitet e fundit, kur raportet e kryeministrit Kurti dhe kryeministrit Rama nuk janë të mira. Njerëzit mendojnë që Shqipëria lidhet me kryeministrin Rama, nuk është ashtu. Shoh kompani turistike që promovojnë hotelet në Shqipëri. Shqipëria po zhvillohet çdo vit. Shqipëria ka kuptuar që me turizmin ecet përpara, po vazhdon me zhvillimin e infrastrukturës rrugore. Është mirë që është bërë liberalizimi i vizave. Më duket se jugu do të ndërrojë mënyrën e të bërit turizëm, të shkojnë njerëzit elitë. Por Shqipëria ofron pushues për çdokënd, ka mundësi për të gjithë”, theksoi ajo./abcnews.al