Njerëz të drejtësisë në shenjestër të krimit të organizuar, kryeprokurori i Elbasanit flet pas dëshmive të Tafanit

schedule15:50 - 7 Tetor, 2023

schedule 15:50 - 7 Tetor, 2023

Nëse do të hetojë prokuroria e Elbasanit apo SPAK, të arrestuarit e operacionit ‘Never forget’, do të jenë veprimet hetimore që do ta përcaktojnë.

Kështu u shpreh në një interevistë për ABC News, kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi. Ndër të tjera Ajazi flet edhe për planet e krimit të organizuar për të vrarë dy prokuroret, plane të cilat dolën në dritë pas dëshmive të Artan Tafanit.

Pjesë nga intervista:

Do vijoni ta hetoni ju apo SPAK?
Hetimi dhe gjykimi I formave të krimit të organizuar është në kompetencën e Prokurorisë së Posacme, unë nuk mund ta them sepse kjo është edhe cështje e konkludimit të veprimeve hetimore, nëse është krim i organizuar apo jo dhe nëse është cilës formë i takon, por gjithësesi kemi qenë dhe jemi në komunikim me prokurorinë e Posacme dhe besoj do arrijmë në një konkluzion mbi këtë rrethanë. Gjithësësi nëse kemi të bëjmë me krim të organizuar është edhe cështje e kualifikimit ligjor dhe nëse do të arrijmë në dicka të tillë, kjo formë kondicionon më pas edhe komptencën, sipas përcaktimeve që jep kodi I procedurës penale.

Tafani ka dhënë informacione në lidhje me prokurorë që do goditeshin, madje edhe do vriteshin. Elbasani, ka numrin më të lartë të prokurorëve të prokurorëve që janë të mbrojtur pse ka ndodhur kjo?

Mbrojtja e prokurorëve është në kopentecën e komisionit të mbrojtjes së prokurorëve që është një ndër komisionet që funksionon dhe vepron Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Është një komision që përbëhet nga përfaqësues, të mininistrisë së brendshme, drejtorisë së përgjithshme të policisë, prokurorisë, ministrisë së drejtëisë. Është një komision, i cili funksionon mbi bazën e kërkesës subjekteve që parashikon ligji dhe vendimmarrja nëse një prokuror duhet mbrojtur apo jo, i takon këtij komisioni pasi shqyrton jo vetëm kërkesën, por edhe të dhënat dhe informacionet që merren agjencitë ligjzbatuese, policore, apo agjenci të tjera të zbatimit të ligjit. Komisioni del me një vendim të arsyetuar ku parashikohen jo vetëm niveli i rrezikshmërisë, por edhe subjektet që rrezikohen dhe arsyet pse rrezikon ky rrisk. Mbi bazën e informacioneve të administruara në rrugë ligjore, mbi bazën e tyre merret edhe vendimi. Rastet kanë qenë të ndryshme, për shkaqe të ndryshme, prokurorët janë mbrojtur për shkak të detyrës, dhe jo për shkaqe personale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!