“Një zemër e mirë ka pushuar së rrahuri”, moderatorja shqiptare humb njeriun e shtrenjtë

schedule13:05 - 23 Nëntor, 2022

schedule 13:05 - 23 Nëntor, 2022

Argjira Spanca ka humbur njeriun e shtrenjtë të saj. Moderatorja dhe blogerja ka bërë me dije se ka humbur gjyshin e saj. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije përmes rrjeteve sociale. “Një zemër e mirë ka pushuar së rrahuri. Ne ndahemi me gjyshin tonë të dashur.”, shkroi moderatorja krahas fotos së gjyshit.

Kujtojmë që në një intervistë të dhënë kohë më parë, Argjira foli dhe për humbjen e të atit. Kur po fliste për marrëdhënien që ka pasur me të, blogerja u përlot. “Kur mendoj ta bëj apo jo diçka, gjithmonë pyes veten si do të donte babi, më duket se më ndjek në çdo hap”, u shpreh asokohe ajo.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!