Bullizmi është një fenomen shqetësues në shoqërinë tonë. Për t’i dhënë më shumë zë kësaj problematike komuniteti Egos ka organizuar kuvendin me temë “Bullizmi në kohë pandemie”. Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit” themeluesi Kejvi Mici shpjegoi se do të marrin pjesë personalitete nga vende të ndryshme.
Sipas tij, kuvendi do të jetë një mundësi për të dhënë më tepër informacion dhe do të jetë një ndihmesë për familjet, shkollat apo institucionet për t’u dhënë zgjidhje problematikave të tilla.
“Nëpërmjet këtij organizimi pretendojmë të arrijmë dhe të kemi mundësi të bashkëpunojmë me shumë shkolla, universitete dhe shumë instanca private dhe shtetërore që të kemi pjesë aty dhe të mësojmë nga profesionistët. Nuk po them që të zhduket por thjesht duhet organizim. Ka instanca të caktuara që mundohen të mbrojnë, të kenë strukturim, organizim dhe dinë të japin përgjigje për çdo lloj gjëje.
Ndërsa në Shqipëri ka shumë psikologë, persona të cilët kontaktojmë dhe thonë që kemi nevojë të jemi pjesë e këtij lloj formati që të marrim informacione të tilla dhe si ta trajtojmë rastin. Nuk po them se nuk ka informacione por ka nevojë për të bërë akoma dhe më shumë.”, u shpreh ai. /abcnews.al