“Një Whiskey për policin…500 euro dhuratë”, si futej droga dhe alkooli me bidona në burgun e Elbasanit

schedule21:10 - 4 Shkurt, 2022

schedule 21:10 - 4 Shkurt, 2022

ABC ka siguruar përgjimet e kryera për operacionin “Trinomi” në burgun e Elbasanit. Të burgosurit me anë të personave të tretë arrinin të fusnin brenda qelive pije alkoolike dhe drogë. Ata korruptonin punonjësit e burgjeve dhe më pas arrinin të përfitonin.

Pak ditë më parë u zhvillua një mega operacion në tre burgjet e vendit, Elbasan, Korçë dhe Peqin, që u finalizua të martën dhe vuri në pranga 28 persona, zyrtarë, policë burgjesh, biznesmenë dhe të burgosur që e kishin kthyer aktivitetin kriminal brenda qelive.

Për 13 nga 28  të arrestuarit Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Janë lënë në burg Hysni Ndreu, Gazmir Meta, Elvis Gjoci, Gentian Gjata, Gentian Mino, Dardan Xhahysa, Mikel Gjella, Klevis Deliaj, Genci Xhahysa, Ervin Velia, Rigers Miha, Kastriot Gjella dhe Enver Kasneci. Në dosjen e prokurorisë zbardhen përgjimet dhe se si funksiononte rrjeti që ushtronte korrupsion për të përfituar.

ABC ka zbardhur përgjimet e prokurorisë në lidhje me këtë dosje, ku rezulton se disa të burgosur arrijnë të fusin në qeli drogë e alkool.

Në telefonatën e datës 25.11.2021, Gentjan Gjata merret në telefon nga numri *****922 i cili i thotë se dihet ti japësh një porosi një polici te paraburgimi. Nga biseda rezulton se person i cili përdor këtë numër i thotë që ti japësh Hysni Ndreut një shishe uiski dhe këtë e ke nga Gentja Sula Dibrani kati i trete.

Genti: Miremengjes.

*******922: Alo Miremengjesi. Si mu gdhive?

Genti: Mire mire. Ckemi ? *******922: A je ne pune? Genti: Jo jo *******922: Apo je te lokali?

Genti: Jo jo nuk jam ne lokal. He? Me thuj?

*******922: Nuk je. Desha qe te te jap nje porosi tja japesh nje polici atje. Genti: ehe.

*******922: Nje Hysni Ndreut Genti: Po. *******922: Ti japesh nje shishe Eiski Genti: ehe.

*******922: E ta shkrush nga nga Dibrani Gentjan Sula.

Genti: Po.

*******922: Kati i trete. Mire.

Genti: Mire.

*******922: Do ma besh kete porosine? E man men?

Genti: Posi jo e nje shishe.

*******922: Nje shishe eiski edhe emrin Gentjan Sula, Dibran. Genti: Po

emrin e mbaj mend une po, po *******922:

He. Ne rregull. Rrofsh faleminderit.

Genti: Mire hajt kur te kthehem se jam nje cike deri ne spital se kam nje cike mbesen pa qef edhe.

*******922: Mire, Pse care ka?

Genti: Kam mbesen keshtu pa pa qef.

*******922: Mire. Hajt pra te kalume dhe mbeses.

Genti: Hajt Faleminderit *******922: Hajt mirupafshim.

Në komunikimin e datës 25.11.2021 Gentjan Gjata komunikon me bashkëshorten e tij shtetases Luljeta Gjata të cilës i thotë se thuaj atij se kur të vi Genti ke një shishe uiski  prandaj mori Fatmira Sula. Me pas ne telefonaten e orës 10 e 46 shtetasja Famira Sula e merr përsëri Gentjan Gjatën ku e pyet nëse e mbaroi porosinë dhe ky i fundit i thotë se ia dhashë.

…1452 Leta: He Gent!

Genti: He moj!

…1452 Leta: Po re ho, ga t’them une?

Genti: Po mire o mire. Ooo!

…1452 Leta: He!

Genti: Ke nje porosi thuj atij, kur te vij Genti, ka nje shishe uiski nga ajo…, prandaj ka marre ne telefon ajo Fatmira Sula, po shiko se jam kam, jam deri ne spital sa ti bej nje gjilpan kesaj dhe dio vij.

…1452 Leta: Kujt ti besh gjilpan?

Genti: Goces!

…1452 Leta: Pse ga ka?

Genti: Po goca e vogel moj.

…1452 Leta: Po he mo thuj…

Genti: Eeeh eee he!

…1452 Leta: Nga kush do ti marre? Po hec o kur t’vish vet thuj shishen ti. Genti: Po thue eeej, ka lene nje shishe njani Gentit thuj po…, he se e rregulloj vet, po ha le t’presi, po ka ardhe heret sot ai! Le te marri ato po i mori, po hyni mrena, le t’marri paketat.

…1452 Leta: Po e pra, per ate po t’them une, he!

Ndërkohë në disa përgjime të tjera, Gentjan Gjata nëpërmjet numrit te tij komunikon me shtetasin Gentjan Mino(i paraburgosur) dhe i kërkon që nëpërmjet Hysni Ndreut dhe Gasmir Metës të fuse bidona me pije alkolike dhe disa kuti në të cilat dyshohet se janë me lëndë narkotike. Nga përgjimet rezulton se pasi shtetasi Gentjan Mino bën porosinë shtetasi Gentjan Gjata ia jep sendet Hysni Ndreut i cili i fut brenda në IEVP Elbasan dhe ia jep ato Gentjanit. Po kështu nga përgjimet rezulton se pagesat në para ja jep Gentjani Gjata shtetasit Hysni Ndreut nga ku rezulton se per pijet alkolike pagesa është 50 euro.

Genti: O Gento!

******459: Mirmengjes!

Genti: Mirmngjes, ga ben ti?

******459: Si u gdhive ti, ga behet?

Genti: Mire.

******459: Nga qenke?

Genti: Deri ne Elbasan.

******459: Ehhe! Genti: He!

******459: eeeeh! Solli nje dje ai, nje bidon uje ai.

Genti: Po e di, s’isha aty une, e kishte marre vet.

******459: Me nje fjale i bi 300 euro aty tek tyja.

Genti: 300 jane ato.

******459: Po e pra 300 jane.

Genti: Po. ******459: Eeh!

Genti: Po me gjithe…, po kte sja kam dhen une. aa…

******459: A ishin 200 euro dhe 60 mije leke?

Genti: Po jo u ban, me gjithe kartat u bane, po e pra, jore ga thu

ti? Ishin-e 240, me gjithe kartat vajten fiks 300 ato or burr.

******459: Me gjithe kartat, une mora dy karta, 260 me the ti mu.

Genti: 200 euro dhe 60 mije leke ore.

******459: Eeh! Genti: Po!

******459: Po pra, kte po them une, tani dhe 60 mije leke te tjera i bi 300 euro.

Genti: Po i bi 300 euro fiks.

******459: E pra, kte po them edhe une.

Genti: Po n’rregull, po s’ja kam dhene keto.

******459: E po mire pra, tani…

Genti: ehhe!

******459: Me merre dy bidona uje atje tek ai, ke…, pa quhet ke?…

Genti: Ke Dyli, ke Dyli.

******459: Eee! edhe do kaloj Gazi nga dreka, kshu.

Genti: E mire.

******459: Na ora 11-12, nuk e di.

Genti: Po mire ti jap dy une atij?

******459: Eeeh, dy bidona uje.

Genti: ehh! mire ne rregull.

******459: Mire?

Genti: Dmth ti besh 400 thu ti?

******459: Po. E do te sjell Gazin une, se s’ka se der der te marten jane pushim pastaj gjanat.

Genti: Po e di pra e di.

******459: Eh, mire?

Genti: Mire mire.

******459: Qa ke mo, mo qesh.

Genti: Po jane shum o pranaj te thash or burr.

******459: Po jo o do ti sjelli vellai sot.

Genti: Mire, ne rregull ne rregull.

Nga përgjimet rezulton se nga i paraburgosuri Mikel Gjella i është kërkuar shtetasit Hysni Ndreu që të ndryshoje dhomën dhe më pas në lidhje me këtë bisedë shtetasi  Kastriot  Gjella bisedon me shtetasin Gentjan Gjata. Nga përgjimi rezulton se babai i Mikelit, Kastrioti duhet të paguajë Hysniun 200 Euro me qëllim ndryshimin e dhomës së Mikelit për aty ku ai ka dëshirë të shkojë.

Nga përgjimet rezulton se shtetasi Gentjan Gjata komunikon nëpërmjet numrit telefonik kartofon i cili është në IEVP Elbasan (0******459) me të paraburgosurin Gentjan Mina në disa raste, nga këto komunikime rezulton se shtetasi Gentjan Mino i thotë shtetasit Gentjan Gjata që të bisedojë me shtetasin Hysni i cili është punonjës i IEVP Elbasan me detyrë shef i sigurisë së këtij institucioni me qëllim futjen e sendeve të paligjshme në brendësi të institucionit për t’ia dërguar të paraburgosurit Gentjan Mino. Nga këto komunikime rezulton se shtetasi Hysni Ndreu i fut sende të kundraligjshme të cilët dyshohen se janë lëndë narkotike dhe pije alkoolike kundrejt pagesave në shuma të ndryshme shetasit Gentjan Mino. Me datë 22.01.2022 i paraburgosuri Gentjan Mino i cili përdor numrin telefonik të IEVP Elbasan komunikon me shtetasin Gentjan Gjata dhe i thotë “mere atë në telefon dhe thuaj të kalojë sonte se ka 500 Euro dhuratë”. Gentjan Gjata i thotë Gentjan Minos se po i  shkruaj një herë se nuk do të flaës në tel. Me pas Gentjan Mino komunikon me Gentjan Gjatën dhe i thotë se i kam thënë Verit (Enver Kasnecit) që ti marrë Gazit (Gazmir Metës) 500 Euro dhe do ti sjellë dhe më pas ai tia japë Hysës(Hysni Ndreut). Nga përgjimet dhe vëzhgimet rezulton se shtetasi Gazmir Meta takohet me shtetasin Enver Kasneci të cilit i jep 700 Euro dhe ky i fundit ia dërgon shtetasin Gentjan Gjata i cili ndodhet në lokalin e tij pranë IEVP Elbasan . Rreth orës 17 të datës 22.01.2022 shtetasi Gentjan Gjata takohet me shtetasin Hysni Ndreu i cili vjen nga qyteti i Tiranës dhe më pas ky i fundit shkon në brendësi të ambjenteve të IEVP Elbasan ku qëndron për pak kohe dhe del më pas duke u larguar në drejtim të qytetit të Tiranës.

Datë 03.12.2021

Genti: He!

******459: Ngjo, jepi dhe vetem nji bidon uje atij.

Genti: E mire.

******459: Per sot, mire?

Genti: Mire mire.

******459: Dhe keshtu behen 400 fiks ato.

Genti: Po. ******459: Mire? Genti: N’rregull.

******459: eeeh ke nga ai…

Genti: Nga ai pra nga ai.

******459: Nga e Dylit e?

Genti: Ehh!

******459: Okej, rrofsh, rrofsh.

Genti: Hajd. ******459: Mire vella, hajd gao.

Genti: Ho me! ******459: O adash. Genti: He.

******459: Degjo vllain, mos harrosh ti thush njegik dhe per atakun dhe per ilaget e Ardianit.

Genti: Ilaget e Ardianit?!

******459: Eeh! Se i ka ne xhep ai qe dije.

Genti: Ah i ka me vete?

******459: Eehh! Genti: Mire.

******459: Mire vella? edhe atakun e t’keqen vllai, mos harro.

Genti: Po e pra po, te thash or burr, po i kam thene 100 mij here per ate mut ataku.

******459: Hehehehehe (qesh).

Genti: Mire.

Datë 06.12.2021

Genti: He!

******459: He mo s’e fat jo jo.

Genti: Po shum zhurme pra, si duket fusin kshu he, fol fol. ******459: Eehh, se fola une, se do vij tani ai, jepi ato, te mija dhe ate kostumin.

Genti: Dy ti jap? sa ti jap? apo pesdhigen?

******459: Eeehh!

Genti: Sa ti jap or burr?

******459: Eeeh, sa e more atje tek Dyli?

Genti: Po s’kam marre sot tek Dyli, nuk kam marre.

******459: Eh po nga ato te Dylit o burr se nuk e ashtu dot kte o burr. Genti: Eh! S’kam sot, s’kam. Po s’kam o burr se kam qene i ngarkum prandaj s’te kam ashtu.

******459: Po s’ke ndonje tjeter, ndonje gje tjeter aty?

Genti: Po s’kam o pra tjeter, prandaj po te them. Hee?

******459: Ehh sss.., ku di gjo un or burr un ga t’them? Qa t’them se s’ashu.

 

Genti: Po mire line per neser.

******459: Eeh!?

Genti: Po line per neser, t’shkoj une anej neser t’marr.

******459: Po-e m’dhimte koka sot, ky ktu pranej s’kisha marre jo. Se neser mos do t’vij dhe Gazi te japi ca leke aty.

Genti: Po mire pra mire.

******459: Qe te mbyllesh ato po… po m’dhem koka sot prandaj.

Genti: Pe he qysh t’ja bej?

******459: Eeeh!

Genti: Qa t bej?

******459: Po ga do besh, jepi ndonji gje, ga t’shofesh ti, ku di gje une, ose ndonje gje tjeter.

Genti: Po miro.

******459: Nqs ke ndonje gje tjeter, jepi ndonje gje tjeter.

Genti: Po ket eshte kumbull or burr?

******459: Jo jo kshu…, shif ndonje gje tjeter kshu qe eshte ngjyra e saj. Genti: eeh! e mire.

******459: A’e kupton?

Genti: E kuptoj.

******459: Mire Genti: Mire hajd.

Datë12.01.2022

Genti: He me ? ******459 Genti: He vella? Genti: He po vjen. ******459 Genti: Erdhi Tani?

Genti: Po vjen ai i morri e burre.

******459 Genti: He, he po vjen ai?

Genti: Po.

******459 Genti: Ok.Mbarove pune me Tanin ?

Genti: Po.

******459 Genti: Tani me gjej Gazin.

Genti: Gjeje vete.

******459 Genti: Ne qofte se nuk e kap dot ne telefon ik atje poshte shtepise , po te marr une per 1 ore a per 2 ore ku, kur ke kohe ti me thuj qe te coj ate te lokalit ta therasi ne shpi.

Genti: Ore.

******459 Genti: Po hee o bure qe te mbyllim llogarite se me cmendet tani se po me fut ne siklet dhe mu.

Genti: Ne rregull mbaro keto njehere sot edhe .

******459 Genti: Po he per kete po te them kur do ikesh me thuj orarin qe te

Të arrestuarit nga operacioni
1. Hysni Ndreu,
 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef i Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ’’Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
2. Gazmir Meta, 52 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë grup sigurie në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
 3. Elvis Gjoci, 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë kontrollor në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;
 4. Gentian Gjata, 48 vjeç, banues në Elbasan, pronari i një biznesi brenda Institucionit të Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
 5. Gentian Mino, 45 vjeç, banues në Elbasan, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
 6. Dardan Xhahysa, 24 vjeç, banues në Kavajë, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim;
 7. Mikel Gjella, 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
 8.  Klevis Deliaj, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
9. Genci Xhahysa, 41 vjeç, banues në Kavajë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim;
 10.  Ervin Velia, 32 vjeç, banues në Kavajë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
11.  Rigers Miha, 23 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim”;
12.  Kastriot Gjella, 54 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim;
13.  Enver Kasneci, 48 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
“Arrest në shtëpi”
14.  L. Gjata banuese në Elbasan, e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
15.  F. Sula, banuese në Durrës, e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
Të implikuar edhe 13 shtetas të tjerë, për të cilët janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”
16.  Aleksandër Llanaj, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit “Jordan Misja” 313 Tiranë, në regjimin e posaçëm 41 Bis, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;
17.  Delin Hajdari, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit  në kundërshtim me ligjin”;
18.  Leo Osmani, 28 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit  në kundërshtim me ligjin”;
19.  Gazmir Braka, 50 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
20.  Aleksandër Sinanaj, 35 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
21.  Arben Grori, 51 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
22.  Aleksandër Alibashi, 31 vjeç, banues në Vlorë, i dushuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;
23.  Ilia Beshello, 42 vjeç, banues në Pogradec, ish-punonjës në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Korrupsion pasiv të personave që kryejnë funksione publike”;
24.  Veli Bici, 61 vjeç, banues në Peqin, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
25.  Robert Dedaj, 62 vjeç, banues në Tiranë, ish-punonjës policie, aktualisht i vetëpunësuar si dedektiv privat, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
26.  Olgert Mucka, 38 vjeç, banues në Devoll, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
27.  Artan Dulillari, 55 vjeç, banues në Maliq, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
28.  Metkë Nurçelli, 39 vjeç, banues në Korcë, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”

/abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!