Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një vit nga tragjedia në Novi Sad, studentët bllokojnë rrugët në Serbi

schedule22:26 - 31 Tetor, 2025

schedule 22:26 - 31 Tetor, 2025

Mijëra studentë këmbësorë, nga qytete të ndryshme të Serbisë, kanë mbërritur në Novi Sad sonte në prag të përvjetorit të parë të rënies së tendës në stacionin hekurudhor në këtë qytet, kur vdiqën 16 persona.

Pritet që në orët në vijim të vazhdojnë të shkojnë më shumë studentë. Ata u pritën në rrugë nga mijëra qytetarë me pishtarë, fishekzjarrë e brohoritje.

Studentët morën gjithashtu kartolina falënderimi në të cilat shkruhet: “Për çdo hap që hidhni në luftën për liri.” Studentët në Beograd u bënë thirrje qytetarëve që nuk mund të jenë sonte në Novi Sad nesër të mblidhen në Beograd.



Ata pritet të bllokojnë kryqëzimet pranë Fakultetit të Drejtësisë ose Fakultetit të Bujqësisë për të shënuar një vjetorin e vdekjes së atyre që u vranë tragjikisht në rënien e tendës në Novi Sad.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!